• |
ide | kryesore

Basha: Koha e Ramës ka ikur, e vetmja gjë që i ka mbetur është sulmi me miqtë e tij kriminelë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se opozita është e vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Në një mesazh në “Twitter” pas vizitës në Elbasan, ai shkruan se kudo ku shkon Rama do t’i gjejë me gjithë fuqinë dhe se koha e tij ka ikur.

“Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë. Ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë.
#ShqipëriaFITON
Koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë. E vetmja gjë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe të ndërsejë miqtë e tij kriminelë kundër nesh. Nuk do ta ndihmojë as kjo. Ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin. #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha.



10 Comments

    1. Rama provokoi i pari duke shkuar sot ne Elbasan.
      Ai e dinte se do te shkonte atje Basha, pse shkoi dhe ai.
      Simptizantet e PD nuk i durojne provokime te tilla dhe filluan ne kor, Rama ik, Legen, Qen bir qeni, etj.
      Ndersa ata larot e Rames, filluan me pas te shajne Bashen nga motra dhe u turren per te rrahur militantet e PD se.
      Po sikur kta te mos kishin ikur me vrap, cfare mund te kishte ndodhur…?
      Rama ik.

  1. Bravo Fredi, koha e kujt eshte sipas teje? Nese s’ke gje per te thene me mire mos fol. Sipas asaj qe thua ti i takon qe te zhytemi ne anarki. Zgjedhja me mire eshte gjithmon e keqja me vogel. Per mendimin tim Ram rrumpalla eshte e keqja me e madhe. Nese preferon rrumpallen thuaje hapur, askujt s’i ngelet qejfi.

  2. Kamber. Po qe un mendoj komplet ndryshe nga ty si i behet????
    Do fillojm me pellemba me njeri tjetrin?
    Keshtu qe e vetme zgjidhje eshte te mos provokojm njeri tjetrin. Dhe te masim shumicen me 25 prill. Dhe ti japim doren njeri tjeterit e te pranojm rezultatin si BURRAT.

  3. Filozofia e dhunës, e vetmja konstante e opozitës në 30 vite! Nga goditja me antitank e kryeministrisë tek djegia e institucioneve, aktorët kryesorë, Berisha, Meta e Basha,doli prap ky dy kambere qe e presin dy dylbere gazi e lulshi i pd,ha byrekun e dy kambere

  4. @Drin E keqja eshte se dhunen e ka ne dore Ed rrumpalla, opozita ka ne dore pyken. Kur shkon puna te dhuna e keqja ka arritur fundin, me dhune mbahen vetem diktaturat. Duket sikur rrumpalla jot po shkon ne ate drejtim, prandaj them qe eshte e keqja me e madhe. Une kuptoj qe ti punon me pagese por tu pergjigja se mu drejtove mua. Me tutje vazhdoje si monolog po deshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *