• |
ide | kryesore

Basha: Rama provokoi Elbasanin me miqtë e tij kriminelë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë kriminelë.

Në një përgjigje pas thirrjes së Ramës për t’u ndarë “nga Likja e Saliu”, Basha deklaroi nga Elbasani se koha e tij ka marrë fund dhe Rama e di këtë.

“Sapo kam mbaruar një takim me zonjat përfaqësuese të Elbasanit për ditën e madhe të ndryshimit, 25 prillin. Dua nga zemra t’iu uroj të gjitha zonjave, grave, nënave e motrave të Elbasanit Gëzuar Ditën e Verës, këtë dhuratë kaq të bukur që ju bëni shqiptarëve. Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe Rama e di këtë. Është për të ardhur keq që dhe javët e fundit të tij, siç ka bërë rëndom këto 8 vite ai provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Koha kur qyteti dhe qytetarët ishin nën hyqmin e kriminelëve ka marrë fund. As nuk do të na trembë e as nuk do të ndalë dot, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë ndryshimin që shqiptarët mezi e presin. Kudo që do të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje, do të shohësh fuqinë e njerëzve që nuk i tremb dot më. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët, me të cilët ke ardhur dhe ke qeverisur. 25 prilli do jetë dita e fitores së shqiptarëve, dita e ndryshimit dhe shpresës siç është kjo Ditë e Verës. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen, Shqipëria dhe Elbasani do të fitojë“, deklaroi Basha.



8 Comments

  1. Nderro taktike o Bashe se persa kohe vazhdon me metodat Berishiane me antimitingje dhe dhune,ne opozite do rrish gjithe jeten…

  2. PDja per fat te keq nuk shkeputet dot nga dhuna dhe per sa kohe partine ta drejtoje baba i dhunes dhe krimit Berisha jo vetem nuk do fitojne po do zhduken fare si parti.

  3. Mos u bëni qaramanë kjo punë ka marë fund edhe nga administrata s’po t’a fut njeri në p….. U kry s’ka rrugë tjetër boll më se le nam Behu i arsyeshëm ruaj qetësinë Shqipëtarët janë vendosur do jetë më bukur se në Kosovë Leje ngjarjen të vijë natyrshëm nuk ndalet uragani Behu i zgjuar

  4. paska bo floket me xhel
    ka qen ke parukjeri sot para se me ardh ne elbasan.
    i paska bo ne balluket si karafil

    1. Rama e filloi i pari provokimin. C’deshi ai ne Elbasan diten e veres.
      Nga ky provokim i Rames, simpantizantet e PD nuk duruan dhe thirren Rama ik, qen bir qeni, etj.
      Ata te PS filluan me pas te shajne Bashen nga motra.
      Pse kshu do shkojme ne Europe ne, duke i q.r motren kryetarit te opozites?
      Rama ik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *