• |
ide | kryesore

Dikur miq, por a do ta votojë tani Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmanin si Presidente

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i ri LDK-së, Lumir Abdixhiku është pyetur për një sërë çështjesh menjeherë pas marrjes së drejtimit të partisë që deri dje drejtohej nga Isa Mustafa. Një nga çështjet është nëse do ta votojë LDK-ja Vjosa Osmanin si Presidente të vendit. Abdixhiku premtoi se LDK-ja do të jetë konstruktive ndërsa tha se është kryesia e partisë ajo që do ta marrë vendimin.

“Ne do të jemi konstruktivë me të gjitha partitë shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe rajon. Meqenëse dje janë certifikuar rezultatet dhe sot është zgjedhur kryetari i partisë, ju lus për mirëkuptim, që t’i themelojmë organet e reja, të zhvillojmë konsulta fillimisht të brendshme.

Vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, gjithmonë duke respektuar frymën e konstruktivitetit në skenën tonë politike dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim duke marrë parasysh edhe respektin e ndërsjellë që partitë tjera do ta tregojnë për LDK-në”, – ka shtuar ai.

Kujtojmë dhe Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë qenë mjaft të afërt në qëndrime kur kjo e fundit ishte pjesë e LDK-së.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin, Mattheë Palmer se partitë opozitare duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, Abdixhiku ka ripërsëritur se do të sillen në mënyrë kontruktive.

“Edhe unë po them që do të sillemi në mënyrë konstruktive. Qëllimi është që të jemi kontruktivë”, – ka thënë Abdixhiku. Ai zgjodh këtë të diel si kryetar i LDK-së duke marrë shumicat e votave të delegatëve të partisë në Kuvendin Zgjedhor. Rivalë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Pa tjetër duhet gjak i ri.Por kjo sdo thotë që ata të rinj që mund të vijnë janë më të pregatitur!!!Politika është eksperiencë dhe të rinjtë duhet ta fitojnë.Por smund të thuash që nuk ka të rinj që marin pjesë në lojën politike.Këtë e shof te opozita.Edhe pozita ka por janë të gjithë të tredhur nga udhëheqësi hajdutë e të koruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *