• |
ide | kryesore

FOTO/ I shpëtoi kartonit të kuq: CR7 bën tripletë e feston në mënyrë polemike

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo ishte protagonisti absolut i ndeshjes mes Cagliari dhe Juventus. Pasi zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë, portugezi u ndëshkua nga Calvarese me një karton të verdhë për këmbën e ngritur ndaj Cragnos, në dalje për të bllokuar topin. Një gjest që, me një interpretim më të ashpër, mund t’i kushtonte edhe kartonin e kuq. Pastaj fenomeni portugez shpërtheu me dy gola të tjerë, duke festuar para kamerës me gishtin drejt veshit, sikur u thoshte “Nuk ju dëgjoj” atyre që e kishin kritikuar pas eliminimit nga Champions League kundër Porto.

Faulli ndaj portierit i kushtoi numrit një të sardëve një prerje të keqe në fytyrë, por arbitri nuk u thirr në monitor nga Var: me rishikimin e imazheve mund të kishte vlerësuar dhunën e kontaktit dhe, ndoshta, të transformonte paralajmërim në një përjashtim të drejtpërdrejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *