• |
ide | kryesore

Trafik i rënduar rrugës për në Elbasan, qytetarët harrojnë pandeminë dhe nisin festën (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një varg i gjatë makinash është vërejtur në autostradën Tiranë-Elbasan. Qytetarët kanë zgjedhur të festojnë “Ditën e Verës” në qytetin e traditës së ballokumeve, duke shkaktuar për pasojë trafik në rrugë.

Edhe pse jemi në kushte pandemie e shifrat e të infektuarve me COVID-19 qëndrojnë të larta, qytetarët nuk e kanë marrë parasysh këtë rrethanë duke krijuar turma njerëzish që u panë sot në qytetin e Elbasanit.

Në këtë qytet pati përplasje mes mbështetësve të Partisë Socialiste e atyre të Partisë Demokratike, konflikt ky i nxitur prej vizitës që i bënë qytetit kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *