• |
ide | kryesore

Video/ Britma dhimbjeje pas dëmtimit në shpinë: Broja del nga fusha kundër Utrecht dhe rrezikon Kombëtaren

-Instant, Sport, Video



Një dëmtim që nuk duhej. Armando Broja, sulmuesi tek i cili Edy Reja ka ndërtuar pritshmëri të larta dhe një rol kyc në ofensivën e kombëtares, mund të mos jetë në dispozicion të teknikut italian për dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022 kundër Andorrës e Anglisë.

Sulmuesi shkodran, i huazuar tek Vitesse nga Chelsea, ka lënë fushën pas një dëmtimi në shpinë në ndeshjen kundër Utrecht, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26 të kampionatit holandez (Vitesse fitoi me rezultatin 3-1). Në minutën e 68’, sulmuesi shqiptar mori një goditje nga prapa, nga mbrojtësi në markaturë, duke rënë menjëherë në tokë. Britmat e dhimbjeve që ndjente sulmuesi e bënë të qartë se nuk bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë dhe pas disa minutash u zëvendësua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *