• |
ide | kryesore

Video/ Lautaro i jep arratinë Interit në Torino: dukalët masakrojnë Kumbullën

-Instant, F1, Sport, Video



Inter nuk ngadalëson hapin në Serie A, as në transfertën e Torinos, edhe pse i shkoi vërtetë pranë barazimit. Lautaro i dha fitoren e tetë radhazi Contes, vetëm 5 minuta nga fundi, duke e dërguar provizorisht +9 nga Milan. Fitore e rëndësishme e Parmës që thyejnë Romën në shtëpi, me sulmuesit dukalë që e bënë Kumbullën të bënte figurë të keqe. Sukses edhe për Bolonjën kundër Sampdorias.

TORINO – INTER 1-2
Interi rrëmben suksesin e tetë radhazi me një magji në fund të takimit nga Lautaro Martinez, goli i tij i katërt në po aq ndeshje kundër Torinos. Ndëshkim i ekzagjeruar për granatat, që i vunë në vështirësi kryesuesit pikërisht me armët e tyre: përqendrim, kompaktësi dhe kundërsulme. Një tjetër fitore për Inter, por sa shumë vuajtje. Një pjesë e parë e mirë e Torinos, edhe pasi zikaltrit zhbllokuan rezultatin me një penallti të Lukakut. Vendasit i shkuan pranë barazimit në disa raste dhe e bënë më në fund me golin e Sanabria, që zgjidhi një situatë mes rrëmujës. Por kualiteti që Conte ka në pankinë bën diferencën: Alexis Sanchez, i sapofutur, i dhuroi Lautaro Martinez pasimin e duhur për golin e fitores me kokë. Inter në këtë moment shkon +9 kundër Milanit (në fushë sonte kundër Napolit) dhe +13 ndaj Juves, që, megjithatë, përveç udhëtimit në Cagliari duhet gjithashtu të luajë rikuperimin me Napolin.



PARMA 2-0 ROMA
Në javën e 27 të Serie A, Roma është dorëzuar 2-0 kundër Parmas dhe pësoi një ndalesë të papritur në garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Në Tardini, dukalët zhbllokuan ndeshjen në pjesën e parë me Mihaila (9 ‘), por Kumbulla e Ibanez i humbën rregullisht duelet me sulmuesit kundërshtarë. Verdhekuqtë bënë shumë pak përpjekje për të impenjuar Sepe dhe vendasit shkuan pranë dyfishimit me Man, që detyroi Pau Lopez të bënte një ndërhyrje vendimtare (48 ‘). Në minutën e 55 gjithcka u bë e kotë sepse Ibanez rrëzoi Pellé në zonë dhe nga pika e bardhë Hernani zhvendosi portierin spanjoll për golin e dytë. Emiljanët fitojnë pas 17 javësh pa sukses.


BOLOGNA 3-1 SAMPDORIA
Tre hapa të tjerë drejt qetësisë për Bolonjën, që në ndeshjen e drekës mundi Sampdorian 3-1 në Dall’Ara duke parë shpëtimin nga fare pranë. Në minutën e 4′ Thorsby goditi shtyllën, por kuqeblutë morën avantazhin në të 28′ me Barrow, në një asist nga Palacio. Quagliarella gjeti barazimin, por më pas Svanberg nënshkroi parakalimin (asist Barrow). Në minutën e 25’ të pjesës së dytë Soriano mbylli llogarinë me një asist të Svanberg, duke fiksuar shifrat në 3-1.




ITALY – SERIE A
Bologna 3 – 1 Sampdoria
Parma Calcio 1913 2 – 0 Roma
Torino 1 – 2 Inter



1 Comment

  1. E lexova artikullin por masakrimin e Kumbulles nuk e lexova! Nuk e more vesh se kuombulla u masakrua apo u be raki e zier dy here!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *