• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni golin e jashtëzakonshëm të Lamela! Spurs megjithatë humbasin derbin me Arsenal

-Instant, Sport, Video



Tottenham humbet derbin e Londrës kundër Arsenal, me rezultatin 2-1, për javën e 28 të Premier League. E megjithatë, Spurs kishin kaluar në avantazh me një gol spektakolar të Erik Lamela, me finte. Një gol që habiti lojtarët e Spurs dhe Jose Mourinhon në pankinë, por gjërat do të ndryshonin më pas, në favor të Gunners.

Të besuarit e Arteta përmbysën gjithcka me Oedegaard një minutë përpara mbylljes së pjesës së parë dhe me një penallti të kontestuar fort nga Mourinho, të shndërruar në gol nga Lacazette. Mbrëmja e filluar në mënyrën më të mirë nga Lamela u mbyll më keq nuk mundej, me argjentinasin që u ndëshkua me karton të kuq për një goditje me dorën hapur ndaj kundërshtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *