• |
ide | kryesore

Video/ Super Ronaldo fshin kritikat: tre gola në stadiumin e vetëm ku nuk kishte shënuar kurrë

-Instant, F1, Sport, Video



Në vajtje Cristiano Ronaldo kishte mposhtur Cagliari me një dygolësh, këtë herë ai shënoi tre gola (si kundër sardëve sezonin e kaluar) dhe në fakt e mbylli ndeshjen pas gjysëm ore të pjesës së parë: përfundoi 3-1 në Sardegna Arena, në stadiumin e vetëm italian në të cilin CR7 ende nuk kishte shënuar. Gola shumë të rëndë dhe me mesazh të qartë, pas eleminimit të bardhezinjve nga Champions League dhe centrifugës pasuese që kishte përfshirë portugezin ditët e fundit, në një tymnajë dyshimesh, zërash merkato e supozimesh. Ronaldo u përgjigj duke shënuar golin e 23 në kampionat, i 95 në 122 ndeshje për Juventusin. Cagliari mund vetëm të dorëzohet përballë një tërbimi të tillë të portugezit dhe të koleksionojë humbjen numër 18 kundër bardhezinjve, duke ndërprerë serinë pozitive që zgjaste prej tre ndeshjesh radhazi.

Avantazh pas 10 minutash me Ronaldon që me kokë, në këndin e ekzekutuar nga Cuadrado, kërcëu mbi Nandez e mposhti Cragnon. Kampionët e Italisë duan ta mbyllin ndeshjen e rasti për të dyfishuar vjen në të 25’: Morata nisi në thellësi Ronaldon, që pengohet në zonë nga portieri. Penalltinë e shndërron në gol vetë portugezi, që përsëritet pak më vonë. Cagliari lë hapësira të mëdha prapa, Juventus përfiton në të 32: asist i Chiesa dhe e majtë fatale e Ronaldos. Tre gola e një dëshirë e madhe për të vazhduar, që Cragno e ndal me vështirësi.

Pjesa e dytë nis me ndonjë rast të Cagliarit, që Juventus bën sikur nuk i ndjen, por në realitet vitaliteti i Cagliari transformohet në gol: në të 61’ Simeone, që nuk shënonte nga fundi i tetorit, goditi saktë në krosimin e Zappas, duke mposhtu Szczesny. Cagliari insistoi por deri në fund nuk bëri më keq. Juventus tregon se është aty. Por mbi të gjithë Ronaldo e të tjerët dinë të japin – fortë e qartë – ato përgjigje që në një ambjent bardhezi të zhgënjyer pas eleminimit nga Champions priste me ankth e skepticizëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *