• |
ide | kryesore

Basha: Mesazhi që mora pas takimeve në Vorë dhe Kamzë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të hënë në disa takime elektorale në Vorë dhe Kamzë. Në mbrëmje Basha tha se aty kishte marrë një mesazh të qartë nga qytetarët për të sjellë ndryshimin në 25 prill.

“Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim.

Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani.

Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill.

Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!” – shkroi Basha në Twitter. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Me poshte keni deshmine para prokurorise se sekretares se ministrit Ado Bumçi, e cila pranon se ka nisur nje faks me shenimin “per Shkelzen Berishen”, permbajtja e te cilit ishte kopje e mendimit te letres qe Ministria e Drejtesise kishte dhene pro projektit te Gerdecit, per te cilin lobonte Shkelzeni.

    Faksi provon se ministri Bumçi, ashtu si dhe Mediu, i raportonin Shkelzenit per cdo shkrese qe benin pro projektit qe interesohej ai.

    Sekretarja pranon qarte se ka nisur faksin me ate shenim, se e njeh Shkelzen Berishen, dhe se ai ka qene dy here ne zyre tek Aldo Bumci per kete gje.mesazhin e humbjes more lulush,por kujdes nga meta se ne bashkepunim me salihu babain tend shpirteror,po ta bejne pucin pas 25 prillit

  2. Hahahaah. Patjeter Lul, e ke te marme.
    Rri i qete. Mezi po te presim te na sjellesh lulzimin, sic ke dhe emrin.

  3. Pse nuk shkove edhe ne Gerdec perderisa ishe aty afer dhe vendosje nje tufe me lule ne shenje respekti per viktimat e shkaktuara nga tutori yt Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *