• |
ide | kryesore

BE e konsideron një shqetësim serioz hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

-Instant, Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian e ka konsideruar një vendim për keqardhje atë të Kosovës për të hapur ambasadë në Jeruzalem.

Një zëdhënës i BE-së tha se: “Pozicioni i BE-së është i njohur mirë dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 478, e vitit 1980, që thërret të gjitha shtetet anëtare të OKB-së që të tërheqin misionet e tyre diplomatike në Izrael nga Jerusalemi. Të gjitha shtetet e BE-së, sikur edhe delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”.

Ai ka shtuar se “BE-ja në vazhdimësi ka përsëritur përkushtimin e qartë për një zgjidhje të negociuar, të dy shteteve, të ndërtuar mbi parametrat e pranuar ndërkombëtarë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

BE-ja rikujton se shefat e shteteve apo qeverive të bllokut, në samitin e tyre më 2017 kishin përsëritur se “pozicioni i BE-së rreth Jeruzalemit mbetet i pandryshuar”.

“Pozicioni afatgjatë i BE-së është i qartë. Duhet të gjendet mënyra për zgjidhjen e statusit të Jerusalemit përmes negociatave, si një kryeqytet i ardhshëm i të dyja shteteve dhe të përmbushen aspiratat e të dyja palëve. Çështja e Jerusalemit është çështje e statusit final. Në këtë kontekst, çfarëdo hapi diplomatik i cili vë në dyshim qëndrimin e përbashkët të BE-së, është çështje për shqetësim serioz dhe keqardhje”, tha zëdhënësi i BE-së.



8 Comments

  1. Harruan keto qe Kosova nuk eshte anetare e BE,dhe ben cfare ti doje qefi sipas intesesit,dhe interesi i Kosoves jane Amerikanet se po te ishte per keto te BE ,Kosova do te ishte perseri sot nen kthetrat serbe.

    1. Jo nuk harruan gje, por e bejne sa per sy e faqe! Ne fund te fundit, qe jane ata qe e mbajne 40% te te ardhurave te Kosoves!

  2. Po mire, Evropa le ta njohe Kosoven si shtet (te gjtha shtete pa perjashtim) dhe ti liberalizoje vizat sic ja ka bere Serbise, e pastaj te diskutojne ku do ti hapin ambasadat respektive.
    Evropes nuk ja mban tja thote Amerikes keto fjale, e ja thote Kosoves.
    Thjesht i bie murit qe te degjoje dera.
    Rrace kurvash, kishte te drejte Fishta.

  3. Pse nuk u prononcuat kur Kosova mori vendimin vjet apo ishte akoma Trump ne fuqi dhe ju si kurva skishit bythe ti dilnit kunder

  4. Rendesi kane deklaratat e ministrive to jashteme te Germanise dhe Frances. Termi Evropa dhe Komisioni Evropian jane shume te shkrifet per tu marre seriozisht. Deri tani s’kemi degjuar gje nga ata qe terheqin fijet.

  5. ballkani i gjith ka qene eshte dhe do mbetet besoj mish per top i interesave te globalisteve gjakpires liberisto majtist anti familje. keshtu qe mos cani kokat shum duke na prrallisur per interesat e shtetit te kosoves qe sot e gjith diten jane ende pa shtet. Vasal si dhe ne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *