• |
ide | kryesore

Çfarë mund të mësojmë për përrallën e princeshës së Meghan Markle

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle dhe Princ Harry “u zhveshën” përpara Oprah Winfrey javën e kaluar, dhe të gjithë duket se kanë një mendim për këtë çështje. Cilido qoftë opinioni juaj nga drama e familjes Windsor, nuk mund të mohohet që Meghan Markle ka lëshuar një top shkatërrues në këtë përrallë. Ajo e krahasoi përvojën e saj me Sirenën e Vogël duke humbur zërin kur u martua me princin. Pati gjithashtu një përmbysje, pasi ajo e shpëtoi princin e saj nga ankthi “pa diskutim, ajo më shpëtoi”, tha Harry.

Për një grua të pavarur, me ngarkesat e përditshme dhe rutinën e jetës së saj, të qenit mbretërore ishte thjesht një sakrificë. Kombinimi i kuriozitetit dhe mizorisë që ndjek monarkinë ishte racist në mënyrë të egër në rastin e saj. Të jesh një princeshë mund të jetë edhe një situatë e mirëfilltë pengu, si Princesha e Dubait Latifa.

E megjithatë, mitologjia e princeshës ende ka një tërheqje. Mbetet një nga mënyrat që vajzat e vogla shoqërohen në feminitet, për të thënë se ato duhet të jenë të këndshme dhe të bukura për t’u vlerësuar. Disney ka shumë shije të princeshave, por të gjitha në fund gjëjnë romancën si shpëtim. Dhe në fakt, deri në moshën gjashtë dhe shtatë vjeç, kur rolet gjinore po formohen dhe rregullohen, këto stereotipa kanë rëndësi. Kurthi i princeshës përndjek gratë edhe në jetën e mëvonshme, me këtë mësim subliminal se atyre u duhet një princ i cili do të jetë mbrojtësi i tyre. Psikologët e kanë quajtur atë kompleksin e Hirushes, mënyra se si shumë gra tkurren nga pavarësia, dëshirojnë të shpëtohen dhe të kujdesen për ta nga dikush më i aftë.

Kështu që kthesa e Markle në përrallë duhet të jetë gjithashtu një moment prej të cilit duhet nxjerrë mësime, të jesh vetvetja është më mirë sesa të jesh princesha e dikujt.

©LAPSI.AL



1 Comment

  1. As na plasi fare se cfare do mesojme prej kesaj. Vetem nje gje po: qe nje karaputane si kjo edhe keto rracat e saj nuk duhen futur ne familje. Kaq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *