• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi/ Vijnë të tjera vaksina, por në Rinas mungon Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kanë mbërritur në vendin tonë 9360 doza të vaksinës Pfizer. Edhe këtë hera vaksinat u pritën në Rinas me ceremoni shtetërore në Aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministri Arben Ahmetaj.


Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryeministrot Edi Rama që nuk dihet për çfarë arsyesh nuk u shfaq në ERTV. Kujtojmë se pak ditë më parë u desh të pritej mbërritja e Ramës nga Brukseli që të lajmërohej mbërritja e vaksinave në Rinas.


Ministrja Manastirliu tha se në muajt në vijim presim dhe vaksina të tjera. Sipas saj pritet të përmbyllet vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve dhe të moshuarve mbi 80 vjeç dhe më pas fasha do të zbresë në moshën mbi 70 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani në Shqipëri kanë mbërritur rreth 80 mijë vaksina nga të cilat 38400 janë të kompanisë “Astra Zeneca” ndërsa pjesa tjetër e “Pfizer”. Deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 25 mijë vaksinime. ©LAPSI.al


5 Comments

  1. Mos ka vdekur!!!! Sepse keto raste edhe ne se nuk egzistojnin ai i krijonte per te dale ne ekran! Per kete krijoi edhe tv e tije, per tu pare e per te rrejte e vjedh dite e nate

  2. Eshte lodhur shume dhe e di se po ben nje beteje te pashprese. I ka mbaruar fantazia dhe nuk ka me asgje per te “shitur”. Shikojini me vemendje takimet e djeshme ne Elbasan dhe te sotshmin. Mezi ecte, sikur ishte pa deshire. Kur fliste dukej se ishte shume i lodhur. Me sa duket ia kane thene troc, DO IKESH NGA POSTI QE MBAN, NE TE KUNDERT E DI VETE TI… Kjo e ka bere te jete pesimist dhe duke qene tip qe bie kollaj ne depresion, si dhe duke pare “borxhet” qe duhet te laje sapo te bjere nga pushteti, e ka leshuar veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *