• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me vaksinën AstraZeneca dhe kush po e ndalon atë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të mos ndërpresin vaksinimet kundër Covid, pasi disa shtete të mëdha të BE ndaluan shpërndarjen e dozave të vaksinës së Oxford-AstraZeneca.


Çështja tashmë është serioze pasi vende të mëdha të BE si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja u bashkuan të hënën me vende më të vegjël duke ndaluar vaksinimet si një masë paraprake derisa të bëhen kontrollet e duhura nëse dozat e Astra Zeneca shkaktojë mpiksje gjaku.


Në Shqipëri ndërkohë autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shenjë hezitimi madje vazhdojnë të jenë të bindur se vaksina nuk ka asnjë problem.

BBC shkruan se ekspertët e sigurisë së vaksinave të OBSH-së do të takohen urgjentisht të martën për të diskutuar për këtë çështje. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të mblidhet gjithashtu të martën dhe pritet të nxjerrë një vendim të enjten. Gjithsesi edhe ajo ka deklaruar se vaksina duhet të vazhdojë të përdoret.

Çfarë ka ndodhur?

Ka pasur një numër rastesh në Evropë ku personave u është shkaktuar mpiksje e gjakut pas marrjes së vaksinës. Ekspertët thonë se këto numra nuk janë më shumë se numri i rasteve të mpiksjes së gjakut të raportuara zakonisht në popullatën e përgjithshme.

“Rreth 17 milion njerëz në BE dhe Britaninë e Madhe kanë marrë një dozë të vaksinës dhe numërohen më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuara që nga java e kaluar”, – deklaroi vetë AstraZeneca.

Në të tjera raportime thuhet se numri i rasteve është mbi 300 dhe se të paktën 4 persona kanë humbur jetën

Çfarë masash po merren?

Ministria e shëndetësisë e Gjermanisë njoftoi të hënën se do të ndalojë administrimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca në një vendim që hynte në fuqi menjëherë pas rekomandimit të Institutit Paul Ehrlich, autoriteti vendor për vaksinat.

“Sfondi i këtij vendimi ndjek raportet e reja të rasteve të trombozës së venës cerebrale të lidhur me një vaksinim AstraZeneca”. Në dritën e këtyre rasteve të raportuara rishtazi, Instituti Paul Ehrlich rivlerësoi sot situatën dhe rekomandoi një pezullim të vaksinimeve dhe analiza të mëtejshme” – tha Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

Ai tha se vendimi nuk ishte “politik”.

“Të gjithë ne jemi shumë të vetëdijshëm për pasojat e këtij vendimi dhe nuk e morëm lehtë këtë vendim,” – shtoi ai.

Pak më vonë, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca po pezullonte vaksinën derisa të jepeshin këshilla të reja nga EMA.

“Ne kemi një udhëzues të thjeshtë, për t’u informuar nga shkenca dhe autoritetet kompetente të shëndetit dhe për ta bërë atë si pjesë e një strategjie evropiane,” – tha ai.

Dhe agjencia italiane e ilaçeve e mori vendimin në pritje të vendimit të EMA. Ministrja Spanjolle e Shëndetësisë Carolina Darias tha se përdorimi i vaksinës Astra Zeneca do të pezullohet për të paktën dy javë.

Pezullimet erdhën një ditë pasi Holanda bëri të njëjtën gjë. Pezullimi i Holandës do të zgjasë të paktën më 29 mars. Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda gjithashtu kanë ndaluar përkohësisht injektimin e vaksinës, ndërsa Republika Demokratike e Kongos dhe Indonezia kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre.

Disa vende evropiane, përfshirë Austrinë, kanë pezulluar përdorimin e grupeve të caktuara të vaksinës si një masë paraprake. Ndërsa Polonia, Republika Çeke dhe Ukraina thanë se do të vazhdonin të administronin vaksinën AstraZeneca. Tajlanda njoftoi se do të fillonte të përdorte vaksinën. Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se ekspertët e shëndetit e kishin siguruar atë që të gjitha vaksinat që administroheshin në vend, përfshirë AstraZeneca, ishin të sigurta.

Çfarë thotë OBSH dhe ekspertët e tjerë?

Zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier tha se kjo organizatë po hetonte të gjitha raportet.

“Sapo OBSH të ketë marrë një kuptim të plotë të këtyre ngjarjeve, rezultatet dhe çdo ndryshim i rekomandimeve do t’i komunikohen menjëherë publikut. Që nga sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë” – tha ai.

EMA, e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut tha se vaksina mund të vazhdojë të administrohet. Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar tha gjithashtu se provat “nuk sugjerojnë” se vaksina shkakton mpiksje dhe u bëri thirrje njerëzve në vend të marrin vaksinën kur u kërkohet ta bëjnë këtë.

Profesori Andrew Pollard, drejtori i grupit të vaksinave të Oksfordit që zhvilloi dozat e Oxford-AstraZeneca, i tha programit Today të BBC se kishte “prova shumë të sigurta se nuk ka rritje të fenomenit të mpiksjes së gjakut në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ekspertët janë duke analizuar pse këta persona kanë pësuar mpiksje gjaku. Kur një sëmundje ndodh menjëherë pas vaksinimit, është e drejtë të vihet në dyshim nëse vaksina mund të ketë kontribuar në ndonjë mënyrë.

Po Shqipëria?

Shqipëria ka marrë deri tani 38 400 vaksina te kompanise “Astra Zeneca” të cilat kanë nisur të aplikohen te mësuesit. Kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe zyrtarët më të lartë të ISHP-së thonë se vaksina është e sigurt. Madje ata justifikohen se “ajo ka ardhur nga Suedia dhe nuk ka se si të jetë e dëmshme”.

Ka pasur edhe një variant tjetër të Ramës që “seria e dozave me probleme është hequr nga qarkullimi dhe se ne nuk na kanë ardhur nga ajo seri”. Ndoshta do të ishte minimumi që të paktën deri në fund të kësaj jave edhe Shqipëria të pezullonte shpërndarjen e Astra Zeneca deri në sqarimin e situatës nga EMA siç po bëjnë vende më të zhvilluara.

Edhe pse do të linte kreun e qeverisë disa ditë pa dalë në TV… ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Kjo puna e vaksines me AZ eshte ceshte inati kundrej kompanise sepse dihet qe kompania nuk i ka siguruar aq sa duhej UE.
    E dyta ka te beje se vendeve te UE ju intereson ngadalsimi pasi ne krahasim me UK , USA jane mbrapa dhe jo per arsye siguri po per paaftesi, duke bere pezullim marrin fryme, justifikohen se po bejn per te miren e tyre.
    E treta eshte korruptive, AZ kushton 5 dollar ndersa pfizer 20 dollar, dihet qe interesat jane qe kjo vaksine te dali jasht loje

    1. O te kripsha mendte ty. Shko beje ti AstraZeneca atehere. Na e jep edhe emrin e plot se mos te dale ne statistikat e viktimava me vone, ta marrim vesh.

      1. O i zgjuar ne Angli jan vaksinuar 12 mil me AZ, ne gjithe UE jane bere 5 mil.
        Ne gjermani jan vaksinuar 1.2 mil edhe kan mpiksje gjaku 7 veta, edhe per kaq ato pezulluan vaksinen. Ne norvegji iku per lesh nje azil nga vaksina pfizer edhe vazhdoj normalisht.
        Por ca ka, ndersa pfizer i ka shtuar dozat UE, AZ ja ka ulur kshu qe marrdheniet nuk jan isoj kan tensione.
        AZ tregtohet pa fitim ndersa pfizeri eshte totalisht komerciale edhe do i rrisi cmimet, plus gjysma e prodhimit eshte gjermanane.

      2. Ta dish se c’thuhet ne spital Tim vecanerisht Pas dozes se dyte te Pfizerit. Zemerim, gjendje psikologjike e renduar, temperature, dhimbje te tmerrshme te krahut, dobesi , ulje tensioni etj, etj. Asgje s’degjoj neper media

  2. Me poshte keni deshmine para prokurorise se sekretares se ministrit Ado Bumçi, e cila pranon se ka nisur nje faks me shenimin “per Shkelzen Berishen”, permbajtja e te cilit ishte kopje e mendimit te letres qe Ministria e Drejtesise kishte dhene pro projektit te Gerdecit, per te cilin lobonte Shkelzeni.

    Faksi provon se ministri Bumçi, ashtu si dhe Mediu, i raportonin Shkelzenit per cdo shkrese qe benin pro projektit qe interesohej ai.

    Sekretarja pranon qarte se ka nisur faksin me ate shenim, se e njeh Shkelzen Berishen, dhe se ai ka qene dy here ne zyre tek Aldo Bumci per kete gje

    1. O “Fast-food” Saflloqja, mos na i thuaj ne keto, shko thuaja Liderit Suprem ti denoncoje se ka 8 vjet qe i ka me tepsi , me timon, me prokurori, me gjykata, me drejtesi te re me prokurore te komunizmit. Shkruaja te gjitha keto Liderit suprem , coji leter, ose shkruaji te portali “Shqiperia qe duam” e mos na caj karin ketu.

      Te qifte Rama, Bumci, Mediu, Shkelzeni dhe gjithe ne qe lexojme Lapsin e na can hajdarin me keto dacibao-t e tua te perditshme.

  3. O te qifsha gruan po flasin per vaksinen dhe jo per Shkelzenin .O jarge lepires ndrysho kanal se te ka mbetur butoni takuar te ertv ,qe te shkerdhefshin fisin gomeret e Peqinit.

    1. O Et,hem Lalaj Stalin
      O te qivja gjithe shtepin
      Gjithe shtepin me gra e burra
      Deri sa tju shpetoj shurra
      Byth me buth e pidh me pidh
      Tere shtepine me gjith fis

  4. Andi Bejtja thotë se televizioni i familjes Berisha kërkon gazetare.
    Por, ato duhet të jenë beqare dhe intervistat e punës do i bëjnë tek zyra e Çim Pekës.Mijte e haleve te salihut metes xenit lulushit ne Lalez kane dale naten per tu masturbuar ne mbrojtje te xenit,te vertetat per xenin salihun meten e bashen ta bejne bythen cops cops o shpellkare e byrektore te byrektores se pd ne katin e dyte

  5. Një bandë kusarësh politikë, pa sedër, pa skrupuj, të pa dinjitet e të pashpirt, që kanë humbur çdo gjë humane e fisnike nga lakmia, epshi e babëzia për pushtet, kanë ridalë në “fushën e betejës”. Dhe shohin ëndrra me pushtet.

    Luli lan xhamat e një makine, Monika bën ballokume në një familje, një farë Rudina shet, kryeministri sfidon edhe moderatorët më komercialistë, kurse presidenti, ah presidenti “gladiator” ndeshet me “demat”. Ne presim se cili do jetë politikani i radhës që do lajë pelenat e ndonjë fëmije të porsalindur apo ndonjë tjetër që për një votë ndoshta, larg qoftë ku të vete mendja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu