• |
ide | kryesore

“Fsheh të vërtetën, është oportunist. Do vetëm të shkojë tek Real”: Rothen ‘kryqëzon’ Mbappe

-Instant, Sport



Pas një periudhe të gjatë ku gjithcka shkonte mirë për Kylian Mbappè, kanë ardhur edhe kritikat e para për francezin, që nuk lidhen vetëm me anën sportive por me karakterin e djaloshit të artë të parisienëve. Forma e tij dhe mbi të gjitha sjellja e tij janë në shënjestër të atyre që analizojnë Paris Saint-Germain dhe shumë zëra kanë filluar të bien dakord: kampioni i botës 2018, duke përjashtuar disa përfaqësime si ajo në Camp Nou, nuk është në nivelin e tij. Pastaj është çështja e rinovimit të kontratës që rrezikon të mos e lërë të ndihet rehat Pochettinon, i cili që tani duhet të menaxhojë një dhomë zhveshjeje shumë të komplikuar. Siç shpjegon ish-lojtari i PSG Jerome Rothen për Parisfans, nga potencial Mbappè po bëhet … një problem, veçanërisht për të ardhmen.

Joie PAULETA / Jerome ROTHEN – PSG / Metz – 29.07.2005 – 1ere journee Ligue 1 – Parc des Princes – Football

Rothen pretendon se Mbappè po fsheh vullnetarisht qëllimet e tij të vërteta nga PSG, gjë që sigurisht nuk është e mirë për klubin parisien. “Nuk jemi në kokën e tij, sigurisht që ka objektiva dhe dëshira personale. A është i bindur për të qëndruar tek PSG? Unë nuk mendoj kështu, sepse përndryshe ai do të kishte rinovuar tashmë. Mendoj se ai është i vetëdijshëm se e ardhmja e tij qëndron diku tjetër. Nuk është një kritikë, ai ka të gjithë të drejtën të mendojë një gjë të tillë. Por kam përshtypjen se ndonjëherë fsheh disa të vërteta”. Me pak fjalë, nëse Mbappè dëshiron të largohet, do të bënte mirë ta thoshte menjëherë, edhe sepse PSG në këtë mënyrë mund të imagjinojë si ta zëvendësojë, me shumën e madhe të parave që shitja e tij, pavarësisht kontratës që skadon në 2022, do të sillte në arkat e klubit parisien.

Rothen megjithatë kritikon sjelljen e lojtarit, duke pretenduar se Mbappè ka ide shumë të qarta për qëllimet e tij, por po i maskon sepse situata nuk e lejon të lëvizë hapur. Për më tepër, duke pasur parasysh që klubi i tij i ëndërruar nuk është saktësisht në gjendje ta rrëmbejë nga PSG. “Ai nuk është i sinqertë në këtë temë dhe nuk më pëlqen kjo gjë, sepse do të thotë që ai është një oportunist, se objektivi i tij është të shkojë tek Real Madrid, por që, duke pasur parasysh kontekstin financiar të Blancos, nuk është e mundur për momentin. Dhe kjo nuk është shumë e ndershme për të. Mesazhi im për të është i thjeshtë, duhet të jetë i qartë. E PSG do të vazhdojë, me ose pa të”. Edhe pse në Paris do të preferonin opsionin e parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *