• |
ide | kryesore

Humb jetën nga koronavirusi një 32-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Alban Hidri, babai i një fëmije 2 vjeç ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” ku prej një jave ishte intubuar.

32-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ai ishte i angazhuar në politikë dhe aktualisht ishte kryetar i grupseksionit të PD në Belsh.

Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.
Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij tek FRPD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *