• |
ide | kryesore

“Inter e ka fituar tashmë titullin e ju tregon datën kur ndodhi”: Capello shuan ëndërrat e Milan e Juve

-Instant, Sport



Milan e Juventus ndoshta shpresojnë ende të rikuperojnë pikët që i ndajnë nga Inter, në garën për titullin kampion, por ka nga ata që e konsiderojnë cështjen të mbyllur, e madje prej kohësh. E ai që bën llogaritë nuk është një i cfarëdoshëm, po një që titullin dinte ta fitonte me të dy klubet rivale të zikaltërve, Fabio Capello.

“Çfarë mendon Conte pas disfatës së Milanit? Unë e kam thënë prej dy javësh që Interi e fitoi kampionatin, e thashë kur Milani humbi me Spezia dhe e rikonfirmoj atë që thashë. Lautaro ka më shumë cilësi se Lukaku. Ai është i fortë dhe i fuqishem por vuan nëse gjen njërin me të njëjtën staturë. Ndërsa tjetri lëviz më mirë, është i shkathët, ka teknikë” – ka analizuar Capello, duke dhënë edhe një sugjerim si mund të ndalet skuadra e Contes -. “Atalanta ka treguar që nëse ndaloni Hakimi dhe Barella ndaloni shumë nga Interi. I duhen bërë komplimentet Contes i cili e ka kuptuar se nuk duhet të bëjë presion shumë lart, është inteligjent. Conte përfundoi i dyti vitin e kaluar, tani është viti i dytë, ai e njeh ekipin dhe mjedisin. A duhej të kishte qendruar Sarri tek Juve? Inter dhe Juve ata janë dy skuadrat më të kompletuara, një vit më shumë me të njëjtën skuadër do të thotë shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *