• |
ide | kryesore

“Ka shumë akoma për të fituar së bashku”: CR7 karikon tifozët, por fanella nuk është e Juventus

-Instant, Sport



“Ka akoma shumë për të fituar dhe besoj se mund ta bëjmë së bashku”. Jashtë kontekstit, postimi i fundit i Cristiano Ronaldos do të dukej si një përqafim për bardhezinjtë dhe të ardhmen e tij si një lojtar i Juventusit në ditët e zërave të merkatos që nxisin mundësinë e largimit të tij, ndoshta me destinacion Realin, pas asaj “Ndoshta” të thënë nga Zidane sot.

Megjithatë, konteksti është një video e postuar në mediat sociale në të cilën Ronaldo nuk zgjedh fanellën e Juventusit por atë të Portugalisë dhe tema nuk është pjesa tjetër e sezonit të Juventusit pas largimit nga Champions League por është një postim që feston 770 golat e shënuar në karrierë. “Ka akoma shumë për të arritur dhe mendoj se mund ta bëjmë së bashku”, ndërsa “së bashku me kë” mbetet e paqartë: për Juven? Apo, në mungesë të referencave të Juventusit, kujt i drejtohet?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *