• |
ide | kryesore

Kritikohet “Grammy Awards 2021”,mospërfshirja e Naya Rivera në segmentin e “In Memoriam”

-Instant, Paparazzi, Slider



Fansat e së ndjerës Naya Rivera u mërzitën kur panë se aktorja nuk ishte e përfshirë në “In Memoriam” në “Grammys 2021”, pas vdekjes tragjike në korrik të vitit 2020.

Pas një viti pandemik që preku vendin, Brani Carlile, Bruno Mars dhe Lionel Richie, nderuan emrat kryesorë në industrinë e muzikës që vdiqën këtë vit në një segment përkujtimesh. Sidoqoftë, nuk u desh shumë kohë që fansat të vërejnë se aktorja e “Glee” mungonte në këtë segment.

Kjo ishte shumë shqetësuese për disa që vunë në dukje se Rivera mori një nominim në “Grammys 2010”. Ajo ishte e nominuar për performancën më të mirë nga një ‘duo’ ose grup me Journey, “Don’t Stop Believin”.

“Meqë nuk u përmend në ‘Grammys’ unë do ta përmend atë. Pusho në paqe Naya Rivera, engjëll i bukur. Ne të duam dhe na mungon shumë”, shkroi një fans.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *