• |
ide | kryesore

Kukës/ Shitje e përdorim të lëndëve narkotike, policia arreston 5 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



5 persona janë prangosur nga policia e Kukësit,  mes të cilëve një pronar lokali, i cili kishte përshtatur ambientin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojëra të paligjshme fati.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga shtetasit P. V., 25 vjeç, Q. A., 28 vjeç, B. P., 29 vjeç, V. Sh., 32 vjeç dhe A. SH., 38 vjeç, banues në Kukës.

Sipas policisë, shtetasi P. V. ushtronte aktivitet tregtar të palicencuar në lokalin e tij që e kishte përshtatur edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një valixhe me fisha të ndryshme, letra bixhozi dhe një tavolinë që shërben për të luajtur bixhoz.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *