Një 20-vjeçar libanez është vënë në pranga nga forcat “Shqiponja”, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Pas sinjalizimit nga qytetarët se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës, është organizuar puna për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Uniformat blu njoftojnë se në rrugën “Lord Bajron” është vënë në pranga personi i dyshuar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë. Po ashtu, është sekuestruar dhe arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Duhet te msoheni me multikulturalizmin tani. Se miku juaj fevziu e cau emisjonin tu be partizanin e emigracionit