• |
ide | kryesore

Luftë e hapur mes Romës e Lega-s, Fienga: “Përgjigjia e tyre për Juve-Napoli, më qesharake se vendimi”

-Instant, Sport



Juventus-Napoli mbetet i planifikuar për në 7 prill, pas shtyrjes së urdhëruar nga Lega dhe konfirmuar edhe pas apelimit të Romës. Një vendim që në shtëpinë e verdhekuqve nuk është kapërcyer ende, siç pasqyrohet në fjalët e administratorit të deleguar të klubit kryeqytetas Fienga: “Letra që dërgova më duket se është mjaft e qartë, nuk do të doja të thosha më shumë. Unë preferoj të mos komentoj mbi përgjigjen e dhënë nga Lega, është më qesharake se vetë vendimi”.
Në përfundim të seancës në Coni për apelimin pas 0-3 në tryezë kundër Veronës, Fienga sulmoi: “Na thanë që vendimi nuk kërkon arsye, sipas mendimit tim arsyet e vetme nuk mund të thuhen. E nuk pranuan në të njëjtën mënyrë, të shtynin Roma-Napoli, kështu që duhet të mendojmë se Liga mund të shtyjë një ndeshje me një marrëveshje të thjeshtë mes dy ekipeve, përveç ndeshjeve ndërkombëtare”.

Drejtuesi i lartë roman nuk është ndfalur me aq: “Ka sjellje të pjesshme dhe subjektive brenda Lega-s së Futbollit, ne gjejmë boshllëqe të dukshme në qeverisje. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse ky rregull do të zbatohej nga të gjitha ekipet, nga tani deri në fund të kampionatit…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *