• |
ide | kryesore

Meta: Ministrja e drejtësisë duhet të ishte në burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet të ishte aktualisht në burg. Ai i është rikthyer një debate të hershëm me të kur e akuzonte se ajo nuk kishte botuar vendimet e kreut të shtetit në Fletoren Zyrtare.

“Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar. Ministrja e Drejtesise sot duhet te ishte ne burg. Pergjigjen qe ende nuk e ka marre nga drejtesia do ta marre me 25 prill nga qytetaret e Tiranës. Edhe Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për pronat e Ushtrisë. Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës” – tha Meta në një intervistë për Syri Tv.

Meta foli edhe për raportet me Ramën dhe marrëveshjet që ka bërë në të kaluarën me të.

“Unë kam bërë dikur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Socialiste për Shqipërinë Europiane, të cilën është treguar i kujdesshëm që ta zbatoje dy vjet duke qenë se e dinte që pa koalicionin me LSI-në ai i kishte të humbura të gjitha bashkitë. Kushti ka qenë votimi i tre ligjeve. Tani e kam bere te qarte: Kurrë më marrëveshje politike me Edi Ramën. Te jene te qarte te gjithe, ne kete beteje une nuk jam vetem.

Një njeri që vë në diskutim shtetin e Kosovës. Një njeri që vë në diskutim integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, ai nuk ekziston më në planet politike të Ilir Metës. Marrëveshjet e mia me Ramën ne 2013 dhe 2015, kanë që të drejta. Sepse marrëveshjet kanë qenë parimore, në interes te Bashkimit Europian dhe në mbështetje të reformave, por Rama i përdori të gjitha këto, për të kapur gjithë shtetin.
Nuk paragjykoj asnjë parti apo koalicion që merr 71 mandate nga populli në zgjedhjet e 25 prillit. Unë jam për një proces të drejtë zgjedhor” – tha Meta. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. E ben muhabetin si ti doj kari. I kan then keshilltaret se cduhet te thot per te dal nga sikleti. Ne nje vend tjeter tha: mu kujtuan nenat e astirit dhe prandaj mu erren syt. Diku tjeter tha mu erren syt se na provokuan me nje rob civil. Hajde merre vesh. Nga ana tjeter Rama, km i vendit qe leviz me bandat e Elbasanit si roje pretoriane. Vend rrum pall.

  2. Sot per sot zeri i Ilir Metes perfaqeson klithmen e Shqiperise qe po shtypet , po varferohet,

    po shpopullohet, po behet biftek per orekset e pushtetareve . Eshte zeri i kushtrimit per cdo

    shqiptar per te mos u neshtruar para nje grupi qe duan ta mbajne pushtetin me forcen e

    shtetit e te parase. Eshte koha qe te gjithe te marrin pergjegjesite e veta per ta shpetuar

    Shqiperine.

  3. Rrofte Ram drog Rrumpalla! Edhe hallet na i qan, edhe vendin e begatoi, shtetin na i beri per se mbari. Rrofte babe Rama, e kemi si Haxhi Qamilin, na ka lidh per kerthize me baben e Stambollit.

  4. Po qe Shqiperia ka ngelur ta shpetoje Ilir Meta e sigurt qe s’ngelet shqipetar ne ate vend. O Zot denoje Ramen qe vuri kete hajdut si presindent por mos deno Shqipetaret.

  5. Rofte Meta me bllokun me dore me ze e figure rofte dhe Basha 2017 kurre koalicion me LSI
    Hajde mere veshe ke te besojne njerzit Bashen 2017 apo Bashen 2021 Saliun ne 2013 apo Saliun ne 2021 e gjithe PD po lepin ate qe ka beshtyte ne vite per LSI, kaqe per sote

  6. Ministren fute ti ne burg, me duart e tua.
    Qe ta kesh me afer neser.
    Kokeloqe Skrapari, qe dhe pse 30 vjet ne pushtet, dhe pse me i pasuri ne rajon, mbete fshatar ne pamje dhe mentalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *