• |
ide | kryesore

Një vend tjetër europian pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

-Instant, Lajme, Planet



Një tjetër vend ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca  kundër koronavirusit. Hollanda është vendi i radhës që ka pezulluar përdorimin e vaksinës për shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme anësore, raporton BBC. Qeveria hollandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 Mars, është një masë paraprake.

Republika e Irlandës më parë mori një vendim të ngjashëm pas raportimeve se të vaksinuarit në Norvegji kanë pasur mpiksje gjaku. Agjencia Europiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *