• |
ide | kryesore

Përplasja në Elbasan/ Flutura Açka i ofron paqe ministres Kushi: Eja pimë një kafe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Flutura Açka ka komentuar përplasjen mes mbështetësve të PS dhe PD, dje gjatë festës për Ditën e Verës. Në një prononcim për emisionin “Real Story”, Açka ftoi ministren e Arsimit dhe njëherasi kundërshtaren e saj politike Evis Kushi, për të konsumuar një kafe. Ky takim sipas saj do të konsiderohet si një shenjë solidariteti mes palëve, në mënyrë që dita e zgjedhjeve të mos shoqërohet me trazira.

“Në fakt ishte një ngjarje e trishtë, nuk nderon asnjërën palë. Qytetaret elbasanas presin që ta bëjmë më mirë, Elbasani që ju përmendët, vatër e edukimit dhe një nga qendrat më të rëndësishme të kulturave shqiptare përmendet për banda. Më vjen mirë që zonja ministre bëri një lloj distancimi, shpresoj që të jetë i sinqertë dhe jo mediatik.

E ftoj të pimë një kafe me të, për të treguar se zgjedhjet në Elbasan do të jetë normale. Të rinjtë nuk duhet të jenë mish për top për një vend për ne në parlament. Unë isha prezente. Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Jam dëshmitare e asaj që ka ndodhur. Grumbulli i qytetarëve, nuk mendoj se ishin përgatitur për provokim. Nuk ka arsye opozita të provokojë. Duam apo nuk duam ne, pushteti i sotëm pas tetë vitesh është i lodhur.

T’i gjuash një kafshe të plagosur, e egërson më shumë atë. Rama ik, në çdo cep e sheh të shkruar. Më vjen keq për një gjë që ishte përtej një incidenti. Ky duhet të jetë një alarm edhe për median, për të bërë një analizë të thellë. Nuk është një çështje e brendshme, tani që po flas disa nga zyrat e opozitës janë kërcënuar nga ata personat që ishin në ato video. I është thënë ikni ose do iu vendosim flakët. A është e hijshme kjo?,”– u shpreh Açka.



11 Comments

  1. Une e kuptoj kete strategjine qe duhet te flasim per normalitet dhe mos i kushtojme shume rendesi bandave sepse demotivohen zgjedhesit, por problemi nuk largohet duke e injoruar pjeserisht apo plotesisht. Dhe problemi eshte qe bandat kane treguar qe kane fuqine te vendosin zgjedhjet. Shpresoj qe mos jeni ne enderr se mund te keni nje zgjim te dhunshem ne 26 prill. Mos ecni prap si sonambul drejt thertores. Njerezit kane realisht frike nga ato njerez gje qe u pa qarte edhe dje.

  2. Hajde per kafe…shpresoj te jete i sinqerte dhe jo mediatik! Me ka cu baba me la gojen. Bjeri shkurt dhe thuaj hajde te shkojme bashke ne Elbasan kete jave. Beje prove nese te lene talibanet.

  3. Haxhi Qamilsat e Shqupit vetem po pergatisin alibine e radhes.

    Hajde pime nji kafe thote kjo zonja, sikur po bo pazar per nonji makine te perdorme. Shkrimtare dhe kandidate per deputete. Kare femer.

    1. O injorant me ke krahasoni Evis kushin ju me veten tuaji qe rrini gati tu sali berishes Evis Kushi esht e zonja nuk nenshtrohet askujit por flutura aqka e ka kete problem se nuk len sali berisha dhe jep urdher lulzim bashes qe ta heqi nga partija pastaji ju shpellaret e sali berishes do filloni ta hidheni ne sulm si ihena flitura aqkes

  4. Me falni me 2017 u moren 29 000 vota nga PDIU po tju kujtohet dhe ju mendoni se ka 29 000 cam me te drejte vote ne Elb.Jo jane keto qe u shfaqen ne video qe blene dynjane,kercenuan dhe rezultati u pa.Asnje nuk foli.Ja ku jemi.Sot te pakten u perplasen dhe u pa qarte se cilet jane.Rama pa banda e ka te humbur qytetin e Elb me siguri te plote.Nuk ka bere pothuajse asgje.Ka vene ne bashki kryetar nje sumtakalek qe e marrin me shpulla keto cunat e videove.Kudo vendos Taulant Balla.S’la katnar nga fshatrat e Lb po rregulluar ne pune dhe elbasanasit e vjeter te mbeshtesin Tao Taon.Harrojeni.Ishte Qazim Beu po ishte tipik mafioz ta rrotullonte topin ne kanatjere.Ishte i te gjithave por te pakten mbante elbasanllinjte kur kishte mundesi jo si ky sumcja.Ky s’ka taban. Une per vete e shof situaten shume te veshtire,do te kete dhune se ndryshe nuk dalin parashikimet e Ramazonit.Qifi me enturazhin e vet do hidhet prap ne veprim.Ne Peqin eshte dhendri i Qifit.Ne Elbasan keto cunat qe kontrollojne tregun e kokaines ne Hollande dhe Angli e Itali pastaj ne Elb dhe Tr kane karta bianka te ushtrojne dhune.Policia nuk i ngacmon se ato qe u perplasen me to u zhveshen dhe u larguan nga policia.Prokuroria vete nuk vepron se njerez prej mishi jane dhe prokuroret per me teper prokurori i rrethit te Elb eshte vellai i kandidatit per deputet te Ps i renditur i 3.Ka ngel vetem qe populli te bashkohet e ti marre me vete bandat e banditet e armatosur se ndryshe nuk ka zgjedhje

  5. Mire E ke ti Flutura,po pse duhet ta ftosh ti që uë rrahe dhe.jo.ajo.qe.te.gjuajti?
    Aty ishin me të shumtit pensionistë ,
    Elbasanllinj që nuk shquhen për.sherr
    Gjithsesi un e kam ndarë mendjen.
    Do të.votoj për ty

    1. o Krasta nuk u sulmuan nga antaret e Partis Socjaliste por nga tifozat qe nuk jan pjes e Partis Socjaliste

      ne Antaret e Partise Socjaliste ishim duke marshuar bashk me Edi Ramen Taulant Ballen Gledian Llatja dhe Evis Kushi kur keta te antaret e partise demokratike filluan te shanin me fjal banale dhe me nga me te ndyratat por ne Antaret e Partise Socjaliste prap nuk tentuam per ti sulmuar por vazhduam rrugen tone sherri ka ndodhur ku Edi Rama Taulant Balla Gledian Llatja Evis Kushi dhe ne Antaret e Partise Socjaliste ishim larguar pra ata jan rrahur nga tifoza qe nuk jan pjes e Partis Socjaliste

      dhe zonja Açka ka ber shum mire që e ka ftuar Evis kushin për nje kafe miqesie se te jesh kundershtar politik nuk do te thot te jesh armik i betuar

      Evis Kushi esht zonje grua dhe esht shum e mire dhe miqesore por problemi esht se po e ta shikonin demokratet Flutura Açken me Evis kushin duke pir kafe do ta sulmonin dhe do i thoshin qe je shitur te Rama

  6. O Namyti Kritaq Llumi Evis nuk e ka problem por Flutura Açka po se i thon keta te partis demokratike që je shitur te Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *