• |
ide | kryesore

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në një frazë të vetme qëndrimet që mbajti gjatë një emisoni të tërë prijësja e listës së PS-së për Tiranën, Luljeta Bozo. Dhe së dyti për faktin se një debat të thellë shoqëror, si ai për trashigiminë e komunizmit, po e shohin si veglën e radhës, të përdorshme në funksion të betejës elektorale që po troket .

Le ti marrim ato me radhë.

Nisur nga polemikat që nxiti fraza e zonjës Bozo, se Enveri ka pasur më shumë të mira sesa gabime, kërshëria më nxiti ta dëgjoj të plotë qëndrimin e saj në studio. Aty nuk ishte e veshtirë të dalloje steriotipin e një njeriu nostalgjik për atë kohë, që e vlerëson planet përsëvjeçare, institutet shkencore, kaskadën e hidocentraleve mbi Drin dhe arsimimin masiv të brezave të tërë “që i bëri shumë të edukuar në universitetet tona të shkëlqejnë sot nëpër botë”. Gjithashtu tipike për një aradhë të tërë inxhinjerësh, mësuesish, zyrtarësh të asaj kohe ishte edhe keqardhja e znj Bozo, për shkollat e prishura, serat e shkatërruara dhe rafshimin e pthuajse çdo gjëje që u ndërtua në kohën e regjimit komunist.

Në këtë kuptim, Luljeta Bozo, përpara se të jetë dikush që duhet djegur në turrën e druve, është përfaqësuese e një pjese jo të vogël njerëzish, kryesisht të moshës së saj, që ka një mendim të ndryshëm për periudhën e Enver Hoxhës, nga ai që përbën gjykimin dominant të elitës së sotme të shoqërisë. Emisioni ku ajo mori pjesë, përpos frazës që u bë hit, tregoi këtë mendësi dhe këtë mentalitet, që e has rëndom në biseda shtëpiake apo kafenesh, por asnjëherë në diskurin publik.

Ky hendek, mes nostalgjikëve të shumë prej aspekteve të regjimit të shkuar dhe margjinalizimit që atyre u bëri shoqëria post komuniste e ka një shpjegim. Ai ka të bëjë, sa me ideologjinë mbisunduese të pas luftës së ftohtë, që rishkruajti një raport bardh e zi mes fitimtarëve dhe humbësve, sa me teorine e fundit të historisë dhe kapitalizmit ngadhnjimtar, po aq dhe mentalitetin shqiptar për të fshirë e sterosur ç’do gjë që kanë lënë pas sundimtarët e rrëzuar nga froni. Në këtë pikë edhe “demokracia jonë liberale” nuk ndryshon pothuajse aspak nga diktatura e dikurshme e proletariatit. Ne nuk i dhamë zë pakicës. Ne nuk bëmë kurrë në këto 30 vite një bilanc të thellë dhe real të trashigimisë së komunizmit. Ne u mjaftuam me klishenë e librit të zi të krimeve të tij.

Por, në këtë rishkrim të ri të historisë, të vendosur arbitrarisht dhe pa debat, pati nga ata që nuk e gjetën dot veten. Kështu, pak nga pak, u krijua profili i nostalgjikut të komunizmit. Në këtë masë amorfe hynte shumëkush që kishte kaluar vitet e rinisë së tij gjatë regjimit dhe dihet se si sublimohen kujtimet e asaj moshe në mendjen e gjithkujt. Aty gjendeshin të gjithë ata që në një farë mënyre patën ndryshuar statusin shoqëror. Ata që u mësuan të përshtaten në një jetë me rregulla, por e patën të pamundur ti mbijetojnë konkurencës së egër dhe ligjeve të tregut. Ata që patën një ide të rreme patriotike për vendin e tyre, por që papritmas u përballën me fatalitetin e të qenurit shqiptar në kufirin e një vendi tjetër.

Duke i shtuar këtyre edhe morinë e madhe të ish zyrtarëve, bijve të partizanëve, familjeve të heronjve të luftës dhe të punës që u shumuan më pas, atyre që merrnin tollonin pa radhë dhe autorizimin për lavatriçen me lehtësisht se të tjerët, kjo kategori nuk është fare e vogël. Po të fusim në këtë grup edhe ata që kanë mungesë empathie për vuajtjet e të tjerëve, që dimensionin e lirisë nuk e rendisin mes vlerave primare të një ekzistence, nuk kemi pse çuditemi me zmadhimin e kësaj pakice të heshtur në mesin tonë.

Problemi është se pjesa dominante nuk e përfilli kurrë zërin e tyre, qoftë edhe të gabuar. Në një farë mënyre, shoqëria, e dashuruar me dogmën e re, as nuk tentoi ti bindte, por i margjinalizoi ata. Shumë nga këta nostaligjikë zgjodhën në heshtje, si strehë të fundit, partinë socialiste, që e panë me zemër të thyer, si të vetmin ngushëllim për të konservuar atë që u pati mbetur nga rinia e tyre.

Znj. Bozo, jo me frazën e vetme që shqiptoi, por me gjithë botkuptimin e saj për atë kohë, është parfaqësuese e kësaj kategorie. Për këtë arsye ajo as nuk duhet liçuar për një fjalë goje, as i duhet kërkuar dorëheqja nga një pozicion që se ka marrë ende. Ajo duhet parë si mbrtëse e një mentaliteti me të cilin shoqëria jonë ka detyrimin të përballet.

Ne nuk e kemi më luksin, as ti anashkalojmë me neveri dhe përbuzje gjysëm shekulli të historisë sonë të përbashkët, as të ndëshkojmë ata që kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj saj.

Prandaj të gjithë ata antikomunistë të thekur, apo opozitarë radikalë që u sulën ndaj të parës së listës së PS-në në Tiranë, bënë gabimin elementar për të cilin akuzojnë kundërshtarët e tyre: mbylljen e gojës të dikujt që mendon ndryshe. Ata përdorën teknikën e vjetër të rduktimit të një mendësie në një togfjalësh, për ta goditur më lehtë artikuluesin e saj.

Ndërsa gabimi i dytë është më afatshkurtër dhe më i palogjikshëm taktikisht. Duke dashur të sulmojnë Luljeta Bozon, duke nisur një kryqëzatë të panevojshme ndaj enverizmit të ringjallur, duke e përdorur atë si një mjet kundër Edi Ramës në zgjedhje, ata po krijojnë një efekt bommerang. Nëse shumë prej atyre nostalgjikëve të komunizmit janë ftohur nga regjimi kleptokrat i Ramës, nëse ata e kanë parë veten po aq të lënë pas dore sa të tjerët përballë pandemisë, fatkeqësive dhe varfërisë, nëse ata janë ndjerë keq prej nderimeve që kryeministri i bëri kolaboracionistëve, një fushatë e re sigmatizimi rrezikon ti rikthejë me pahir në strofkën e përhershme.

Sulmet ndaj Luljeta Bozos dhe asaj që ajo përfaqëson, nuk janë të as të frytshme elektoralisht, as të dobishme shoqërisht. Sepse në zgjedhjet e 25 prillit ringjallja e fantazmës së Enverit është krejtësisht fallco. Ama pas tyre, në një situatë më të qetë, kur ka më tepër hapsirë për thellim dhe mendim alternativ, po, ne kemi nevojë për debatin real dhe të munguar mbi trashigiminë e komunizmit. Dhe aty natyrisht duhet dëgjuar edhe mendimi i asaj që do të jetë zgjedhur deputete e Tiranës.

©Lapsi.al



58 Comments

  1. Etje ku demokracia kthehet ne kaos ,kur babai shkon me nusen e djalit,ku vellai shkon me vellain..atje mbin edhe diktatura ,avash avash.
    Me mire te varfer dhe te qete se sa te pasur dhe pa atdhe?
    A thua vjen kjo ne bote verdalle?
    Enver Hoxhen ta puthesh po ta krahasosh me Berishen(qe u kthye ne antikrisht).
    Hoxha vrau dhe preu shoket e vet dhe ndertoi nje shtet.
    Berisha vrau dhe preu shoket e vet dhe shkaterroi nje shtet,

    1. JU QIFSHA ROPT KUR LAVDERONI ATE KOHE E ATE KURVE QE JU SHKERDHEU EDHE TE PASHKERDHTESHMEN . PROSTITUTA E BIJE PROSTITUTASH JU NUK MERITONI LIRI SEPSE NUK E DINI SE ÇESHTE LIRIA. SKLLEVER E BIJ SKLLEVERISH PERDHUNIMIN E KENI PAK

    2. I pari që ka komentuar këtë shkrim të Bushatit, ka mendimin se sistemi pluralist demokratik , qenka shkatërim i shtetit e sistemi diktatorial komunist qënka shteti ideal.
      Në fakt Bushati në shkrimin e tij , nuk shkon hapur deri në këtë përcaktimin e “patriotit hajdut”, por i vjen anës e anës me ate stilin e tij dyzues, më tepër për të justifikuar qëndrimin e tij ideollogjik majtist.
      Do të deshja të pyesja analistin me bindje të majta, z. Bushati, meqë “patrioti hajdut” duket kjartazi se është “frymëzuar” nga shkrimi i tij, a është edhe ai i këtij mendimi.
      Le të kemi një shtet diktatorial monopartiak komunist e të kemi shtet, pasi shteti demokratik pluralist qenka armiku i shtetit ?

    3. Gjithe nostalgjikeve dhe adhuruesve te atij sistemi apo diktatorit perfshi dhe dementen Bozo, u fshifshi nga kjo toke brenda 24 oreve, pasojat e atij sistemi po vuajme ende se keta mostra krijoi qe sot drejtojne vendin.
      Po Bushat historia duhet pare e kujtuar se perseritet sidomos nga rinia kur degjojne keto profesore, po kush ta beje mediat we papushim I promovojne, apo historianet si Milo we jane po aq nostalgjike sa kjo.

  2. Bushat,nuk eshte vetem znj.Bozo qe eshte nostalgjike por jane shume dhe nje nga ata jan edhe une qe ne ’90 isha ne radhet e para te revoltave,por sot pas 30 vjetesh ”demokraci”jam totalisht i zhgenjyer dhe mendoj qe po,Enver Hoxha ka bere me shume se kushdo per Shqiperine,ndjese per ata qe u vrane dhe u persekutuan ne ate kohe,por beni bilancin se sa jane vrare keto 30 vjet dhe sa u vrane ne komunizem,ose nje fakt i thjeshte per te kuptuar qe pozitivet ishin me shume se negativet eshte qe Shqiperia mbas luftes se dyte boterore kishte 700 mije banore dhe Enver Hoxha e çoi ne 3 milione,nderkohe qe psedodemokracia e uli prape ne 1milione e tetqind mije,plus qe fatkeqesia jone ishte se pushteti ju transmetua nje komunisti ekstremist si S.Berisha qe kam dyshime qe veproi me vetedije ne dem te Shqiperise pikerisht per te ngritur lart vlerat e babait te tij shpirteror E.Hoxha!

    1. Po kurvë bodrumi e bir kurve komuniste. të ta kishte qi mamin, motrën të të kishte burgosur edhe ty haleje, që ju ka lënë të hani mut nëpër portale,

    2. Pra ti Elidon po na thua (jo vetem ti) se meqe ne burg vdesin me pak sesa vdesin jashte,duhet te shkojme ne burg? Meqe ne burg ka rregull duhet te rrime atje? Meqe ne burg jemi me te barabarte ,duhet te kthehemi atje?

      1. Berati,lexoje edhe njehere komentin tim qe te kuptosh thelbin,sigurisht qe nuk jam per sistemin komunist,por krahasuar me keta qe na drejtojne 30 vjet kishte me shume gjera pozitive atehere se tani,kaq!

        1. Elidon kaq i thelle te duket ajo qe the??? Ne thonjeza po. Hapeni fjalorin ti dhe ajo lulja komuniste e per perdorim fjalesh bilanc; tranzicioni esht rrjedh e komunizmit; se nuk ka perfunduar nuk esht kriju shtet demokraci; e si mundesh ? Kur do na kandidoj kufoma komuniste me tom doshin et Co;

  3. Është dita e dytë sot dhe nesër bëhet e treta, dhe nuk do i bie më në mend kujt për kryetaren e re të FRESSH-it.

    Opozita as nuk e ka si kalë beteje të merret me nostalgjiken pasi është kukull dhe e parëndësishme përballë problemit të vërtetë, Sulltanit të Medias.
    Edhe pse simbolizon të gjithë të keqen e shekullit të fundit: “Konformizmin e Elitave”, njësoj si sot edhe në kohën e dullës elitat ishin të kontrolluara dhe i bindeshin më të fortit duke u zhytur në konformizëm dhe heshtje deri në verbërim për të parë vuajtjet e bashkombasve të vet dhe padrejtësive që kryheshin në këtë vend. Sigurisht kjo zdo të thotë që nuk ja kanë kaluar bukur dhe këndshëm, se përndryshe do ishin në SPAÇ ose e përkthyer në kohën e sotme në emigrim ose të papunë.

    Z.Bushati nëse mendoni se mos pensionistët dhe nostaligjikët mobilizohen nga Luljeta ose sulmet ndaj kohës së “mrekullueshme” të Enverit, e ke gabim, ato në çdo palë zgjedhje në 7 të mëngjesit kanë votuar, kështu që ky debat as nuk ndikon fare edhe pse bie dakord që nuk duhet shpërqëndruar opozita në betejën elektorale.

  4. duke ju kujtuar historinë se si malësori i Tropojës dhe ai i Skraparit iu bën peshqesh politikës shqiptare në dhjetor 1990.

    Ilir Meta shkoi në takim me Ramiz Alinë si “përfaqësues” i studentëve, por në atë takim qëndroi në fund të rreshtit dhe nuk bëzajti asnjë fjalë përballë liderit komunist, aq sa nuk u mor vesh se përse ndodhej në atë takim historik ku fjala, e jo prezenca e heshtur, ishte e vetmja “armë” për ta vënë me shpatulla për muri udhëheqësin e fundit të regjimit komunist.

    Sali Berisha shkoi tek studentët si përfaqësues i Ramiz Alisë dhe i thurrte lavde atij me fjalime në qytetin “Studenti”, por e ktheu pllakën kur u ndesh po aty me fërshëllima e kundërshti nga mijëra studentë e pedagogë që ishin mbledhur pikërisht për ta rrëzuar Ramiz Alinë.

    1. Malsori i Tropojes dhe Skraparit?! E bukur kjo. Pra nenkupton qe malsoret ishin ose jane inferior ndaj te ashtuquajtur “qytetareve”, kuadrit te administrates komuniste. Pra, Nanos, Rames e me radhe komuniste e bij te tyre. Vetem se ky qe ka postuar mbi “malsoret” harron qe ne 44en malsore 1000% me injorante se ato te 90es me kercenimin e armeve perzune e vrane qytetarine dhe shkretuan kete vend per 45 vjet. Pra malsoret pre Tepelene, si puna e kriminelit Shehu, ata nga Vlora e sigurisht nga Gjirokastra. Te mendosh qe femijet e tyre ishin me te mire?? Po jo mor zoteri, ishin dhe jane e keqa me madhe qe na ka kapur. Dhente zoti, nje dite te aferr populli ti shporre keta maskarenj.

  5. Nje nga analizat me tr dobta qe kam lexuar ndonjehere. Totalisht diletante. Keta individe nuk jan aspak te margjinalizuar dhe aspak minorance. Jane keta nostalgjik qe ende sot mbajne peng Shqiperine, tekta pensioniste qe shkojne e votojne me vrape te paret ne rradhe ed ramen gramoz rucin e te gjithe shpuren konuniste e bijve te eterve te pergjakur. Pikerisht ku vend nuk ecen sepse sberi kurre ate qe beri Gjermania ndaj nazismit. Ik andi futi nje gjum se sje per kte pune, ke konflikt interesi vlla smund ta besh dot kte analize ti.

  6. Moterqira kelyshe komunistesh, enverra po ngjallet, ikni ne sharre filloni lutjet. Mos harroni, merrni kufomat veterane qe keni ne shtepi.

  7. Mire e ka, ishim me mire atehere fundja ca e do jeten kur ke te denon shteti me vdekje te armikut te popullit, ce do lirine kur ke burgun, ce do pronen kur ke shtetin pronar, ce do dushin kur lahesh me sapllake dhe uje te ngrohur ne furnele, ce do kondicionerin kur ngrohesh me sobe helmuese te drurit, ce do makinen kur leviz me biciklete, ce do bollekun ushqimor kur ke 500gr mish ne muaj se fundja ky te ben dem, te gjitha keto nuk vlejne para hidrocentraleve qe u ndertuan per te furnizuar me energji 10 ministri, 10 uzina e 100 televizora nje ore ne dite, po ci duam ne komoditetet fundja s’ja kemi pare hajrin keto 30 vjet. Edhe kina e ka gabim qe ka kaq shume komoditete, duhet te jetonin si ne me kolltuqe pogradeci se sipas shoqes te Moz cigares ishim me mire atehere se tani. Ce do shkollimin kur ke arsimimin “e drejtuar” sipas interesit te diktatures!

  8. Bushati ne kritike-analizen e tij ndaj znj. Bozo ose ka ndonje konflikt apo lidhje interesi ose thjesht eshte i paafte ne te qenurit objektiv.
    I ndjeri Hoxha dhe epoka e tij tashme eshte e faktuar qe ishte jo thjesht komunizem, ideologji apo lufte klasash. Jo. Ajo ishte nje autokraci e nje grushti injorantesh ndaj popullit, duke e mashtruar ate per dekada me radhe. Nje autokraci dhe tirani qe shkaterroi dhe asgjesoi marredheniet normale dhe natyrale ekonomike, shoqerore dhe politike. Kjo vetem e vetem te sundimit afatgjate nen hipokrizine e “ploretariatit”. Jo me kot te njejtet njerez.mbajten poste e ofiqe deri sa vdiqen ose vrane njeri tjetrin. Asgjesuan opoziten, zgjedhjet e lira pra demokracine. Te quash deklarimet e nje personi ne favor te atij lloj regjimi si “nostalgjike” eshte njeso si nje kandidat 80 vjecar per ne Bundestag ne Gjermani te shprehet ne TV publik se po ta vesh ne kandar, Hitleri beri me shume gjera pozitive se sa te keqija per gjermanet!!! Kjo zonja apo shoqia, demostroi fytyren e vertete te asaj menyre autokratike qeverisje dhe pasardhesit me Ramen ne krye po e implementojne edhe sot. Dhe te ndajme nje gje:jo partia e punes as dhe ajo socialiste, apo ajo demokratike por kriminele te ligj si Hoxha, Shehu, Alia dje dhe Nano, Rama, Berisha sot qe kane kapur prej fyti si kancer shoqerine tone jane problemi. Ajo pseudo nostalgjikja eshte nje kambane alarmi per te ardhmen se ku po shkojme! Ne BE, jo se besoj.

    1. Respekte Kasem. Ti ke bere nje minianalize mjaft te sakte. Andi Bllokushati me zemren tek blloku mbetet keshtu qe e kote qe te meret me nje analize me plot konflikt interesi. Kam prinderit e mi enveriste se ashtu u eshte ngulitur ne koke pavaresisht vuajtjeve. Ai sistem ishte nje katastrofe kombetare pasojat e te cilit vuhen edhe sot. Pra duhet denuar dhe rrezuar ne cdo aspekt.

  9. PS vertet eshte trashegimtare e Partise se Punes, por akjo ka marre nga e para anet me negative

    te saj : deshiren per nje sundim te perjetshem ,eleminimin e kundershtarit politik dhe shtypjen e te

    drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Per te tjerat PS-ja eshte pikerisht e kunderta e partise meme.

    Nese e para korrupsioninn dhe krimin e kishte afer zeros, kjo eshte teresisht nje organizate qe

    korrupsionin e krimin e ka si gjakun qe i qarkullon ne deje, nese e para krijoi nje kohezion social

    , kjo e dyta e ndau popullin ne Ne dhe Ata me nje hendek qe perdite e po thellohet deri ne antagonizem e

    ndoshta po vazhdoi keshtu edhe ne nje perplasje te pashmangeshme, nese e para e unifikoi kombin (brenda

    kufirit shteteror) e dyta e percau dhe krijoi dasi e diskriminim krahinor sidomos mes jugut e veriut, nese

    e para synonte barazine mes njerzve kjo e dyta synon qe nepermjet pushtetit te rrembeje cdo te mire

    publike, marteriale e financiare duke e zhytur popullin ne nje varferi te tejskajshme, nese e para synonte

    rritjen e popullsise kjo e dyta ka si qellim final shpopullimin e shqiperise nga shqiptaret duke e kthyer

    ne nje lloj nderrmarrje me punetore te huaj aziatike e afrikane ku keta te jene zoter te vetem te saje.

  10. Nese berisha ka nje faj eshte se nuk beri spastrim komunistash por si komunist kurv qe ishte ju fryu bythen atyre .

  11. Nuk jam aspak ne nje mendje me Bushatin.

    Po marrim nje nga ”arritjet” e asaj kohe, arsimimin masiv. Ky arsimim ishte i indoktrinuar deri ne palce. Sic kishim uniforme ne veshje, mendimin e kishim po ashtu te uniformuar. Asgje e mire nuk i ofrohej shqiptareve nga ai edukim komunist. Krijimi i njeriut te ri, dmth skllav, eshte krimi i pafalshem i asaj diktature.

    Te gjitha veprat qe permend autori i shkrimit jane ndertuar nga puna skllaverore e shqiptareve ne kushte cnjerezore dhe nga te burgosurit politike neper miniera.

    Para se te bejme bilancin e te mirave te atij regjimi, te gjithe keta komunistet e thekur qe paten vetem privilegje dhe aspak empati per ata qe vuanin, duhet te kerkojne falje. Pastaj flasim per arritjet ekonomike te komunizmit.

    Mjaft me perralla mrekullish komuniste. Keni degjuar ndonje intelektual gjerman t’i beje lavde regjimit hitlerian, megjithe ngritjen e shumefishte ekonomike qe u arrit?

    Megjithate populli yne heroik harron shpejt. Nuk e ka per gje te votoje nje tjeter Edver…

  12. Tani i bie qe akuzohet Edi Rama per komunist.
    Ore hiqni dore nga keto teza se me kujtoni Berishen qe akuzonte te tjeret ne 91 per komuniste. Po atehere ishte 91 sot eshte 2021.

    1. Edi Rama nuk eshte as komunist as socialist as demokrat dhe as NJERI. Ai eshte vecse nje skizofren, psikopat qe mbreteron ne nje popull 70 % si puna jote nostaligjike te komunizimit dhe nje pjese 30% te tredhur qe kane frike ti kundervihen per buken e gojes.

      Ky eshte Edi Robqir Rama.

  13. Nese ben nje krahasim me te ekzekutuarit nga regjimi komunist, ne Rumani, Jugosllavi dhe shqiperi, jane si me poshte.
    Ne Rumani, rreth 200 mije
    Ne Jugosllavi 80 mije.
    Ne Shqiperi 4860 viktima, perfshire edhe ato te luftes si dhe kriminelet ordinere.
    Pra rreth 5 here me pak ne raport me numrin e popullsise.
    Por sic thote Andi, duam te bejme nje vleresim serioz per ate periudhe.
    Le te organizohet nje referendum per figuren e Enver Hoxhes.
    Por kane frike ta bejne.
    Shqiperia kur e mori Enveri, ka qene mesjete. Nga Shkodra deri ne Vlore, keneta e mocale. Po keshtu Korca dhe Saranda.
    Jetesa ne kasolle se bashku me bagetite.
    90% e popullit nuk dinte te lexonte.
    Me kandil dhe qiri.
    Deri ne fundin e viteve 70 zhvillimi qe i dukshem.
    Me vone pati mjaft veshtiresi.
    Sigurisht, nuk mund te arrihej, qe per 35 vjet, te behej ajo qe Europa perendimore e kishte bere qe prej 200 vjetesh.

    1. O injorant neokomunist.

      Kur e mori pushtetin enver mortja ishin bërë shumë studime e projekte si për tharjen e kënetave që përmend ti injorant si për ndërtime rugësh e tj, enveri yt injorant duhej thjesht të zbatonte projektet që ishin bërë që në kohën e Mbretit Zog.

      meqënëse injorantët komunistë nuk dinin as shkrim e këndim nga viti 1945 deri në 1970 si thua ti ka pasur zhvillim, arritën vetëm të thanin kënetat me punën skllavëruese të burgosur politikë, dhe nuk ishin në gjendje të bëjnë e zbatojnë as edhe projektin, më të thjeshtë.

      Deri në vitet 70 me ndihmën e BS dhe Kinës, që kishin interesa gjeostrategjikë përfunduan disa fabrika e uzina që nuk kishin rentabilitet. psh makineritë e metalurgjikut që u bënë me ndihmën kineze në vitet 70 ishin prodhuar në vitet 40, prandaj metalurgjiku më shumë ka shtuar se ka zgjidhur probleme.

      1. Ti qe thua qe ishin projektet e zogut as me thua kur u hap universiteti i pare ne Shqiperi kur bota festonte 100 vjetoret e universiteteve,kur erdhi energjia elektrike,Enver Hoxha sa drejtoi vete beri shtet ne kuptimin e plote te fjales dhe siç thote edhe enciklopedia angleze:Enver Hoxha e ktheu Shqiperine nga nje vend i varfer bujqesor e blegtoral ne nje vend te zhvilluar industrial….

        1. O injorant, instituti i parë i lartë është hapur në 1946, por nuk u shndërua në universitet sepse profesorët o u vranë o u burgosën o se i vunë të bëjnë punë të rëndomta.

          bota nuk festont 100 vjetorin o injorant po kishte 700 vjet që kishte hapur universitete.

          o injorant po kush nuk bëri shtet rreth e rrotull, që ia quan meritë enver mortjes, Ahmet Zogu e vuri Shqipërinë në rugën europiane të zhvillimit, enver mortja e ktheu nga lindja.

          Enciklopedia angleze as e rruante se çfarë bëhej në Shqipëri, por shkruante atë që propogandonte shteti komunist.

          Vetëm një fakt Fjalorin Enciklopedik komunistët e nxorën në 1984 në mos gaboj, pra ju deshën 40 vjet për të hartuar një vepër të tillë edhe pse e cunguar dhe e sakatuar.

          1. o derr po kur rreth e rrotull kishte shtet te ne te shqyente morri e malarja,kur rreth e rrotull kishin universitete,teatra,ushtri,ne flinim me derrat dhe vrisnim njeritjetrin kaçakshe,bej nje bilanc te gjithe historise se Shqiperise qe te kuptosh kush qe i vetmi qe beri shtet duke luftuar injorancen,çdo fshat e beri me spitale,kopshte e çerdhe dhe me kryesorja tipave si ty dhe tradhetareve te kombit jau shkerdheu nenat dhe mire ua beri….

    2. O Shoku Sal, Enveri jot a thua ka bere me shume se c’beri Hitleri per zhvillimin ekonomik te Gjermanise? JO!
      Gjermania megjithese njohu rritje dyshifrore ekonomike, zhduku papunesine brenda 4 vieteve, ndertoi gjithe infrastrukturen e shume e shume te mira te tjera, nuk e permend njeri ne Gjermani dhe per me teper ta marin shembull dhe te kete njerez apo dhe parti qe e adhuron.

      Te gjitha ato te mira u shumezuan me zero sepse ai ishte kriminel dhe vrau njerez thjesht sepse nuk ishin dakord me te o shoku Sal. Kshu qe dhe bukerat qe beri enveri duke i cuar prinderit tane dhe nje te diele qe kishin pushim shumezohen me zero sepse ai ishte kriminel si Hitleri. Ndertoi nje sistem kriminal qe vriste te tjeret thjesht dhe vetem sepse nuk mendonin sic mendonte ai dhe nuk e pranonin shtypjen e tij.

      Kaq gje te kuptosh o shoku Sali komunisti. Nje gje nuk beri mire ai Saliu i vertete qe u tregua aq i bute me komunistet me idene se do ju vinin mend, do benit diferencen dhe do fillonit nje jete si gjithe te tjeret. Mirepo komunistet jane te destinuar te jetojne dhe ta duan jeten si skllever, ju jetoni me sindromen e Stokholmit qe adhuroni perdhunuesin.
      Per ju dhe faren tuaj duhej nje Nurenberg qe ne mos te grinim sallate me plehra si ty dhe pas 30 vitesh pas renies se komunizmit.

    3. Shoku sal Mos flet per eu perendimore te pasluftes??? Trap ata u varferuan po zgjidhen lirine e kapitalizmin

  14. Une mendoj te kunderten. PD-ja dhe jo PS-ja eshte partia qe ne zgjedhjet e fundit ka humbur me shume se 25% te elektoratit te saj, keshtu qe PD-se i intereson shume ringjallja e ketij debati dhe rikthimi tek kutite e votimit i asaj pjese skeptike per PD-ne por thellesisht anti-komuniste. PD-se i duhet thjesht te marri elektoratin traditional i cili bashkuar me ate te LSI e vulos lehtesisht garen. Ne kete kuptim deklarata e Luljetes eshte nje dhurate per opoziten nese do shfrytezohet sic duhet. Nga ana tjeter Luljeta humbi cdo vote te djathte qe mund ta merrte per sherbimin qe beri gjate termetit, duke rrenuar qellimin qe Rama e vuri ne krye.
    Tani dicka per aspektin moral te ceshtjes.Bushat, ne vende te tjera me liberale se i joni debatet mbi te mirat e regjimeve te gjithepranuara si vrastare censurohen jo prej frikes nga e verteta por per te mbrojtur nga lendimi emocional viktimat. Ka shume argumente qe mund te jepen ne favor te skllaverise ne Amerike, por nese e ben humb punen, lincohesh etj. Ka shume argumente pozitive ne favor te kolonializmit por nese e ben qofte edhe ne nje artikull shkencor perfundon si autori Bruce Gilley, i detyruar te kerkosh falje dhe te terheqesh artikullin sepse lendon kolege nga vende ne zhvillim, apo te humbasesh punen si drejtori editorial i revistes qe e pranoi per botim. Per vete, si besimtar radikal i lirise se shprehje, nuk jam dakord me asnjeren prej ketyre gjerave por ky eshte pulsi i sotem i demokracise liberale ne perendim dhe nuk themi dot qe nuk eshte i justifikuar moralisht ne nje njefare niveli. Nese duam te shkojme ne Europe duhet te heqim dore nga deshira per te revizionuar figuren e Enverit, Stalinit, Hitlerit apo vrasesve te tjere te shume-adhuruar nga qindra mijera shqiptare.

  15. Kjo debilo/komunisto/kriminele që ka promovuar banesat parafabrikate dhe me tullat silikate dhe që pretendon edhe që janë antisizmike por me skadencë 50 vjeçare max është thjesht një riciklim për idiotët komunistë maskarenj më lart dhe edhe për vetë shkruajtësin…..ropt komunistëve të rinj dhe të vjetër…

  16. Vetëm ju (nip i klikës kriminale/komuniste) mund të bënit këtë shkrim, si justifikim i Bozo, palaços!
    Ne jemi një vend që vuajmë, pikërisht ngaqë nuk njohim qartë, thjesht dhe bindshëm gabimet tona, si njërëz, që kemi zgjedh njërëz të këqinj në krye të vendit! Gjithnjë!
    Fakeqësi e madhe, pa ti ke të drejtën e mendimit dhe lirinë t’a shprehësh atë.

  17. Luljeta Bozo, 79 vjece!
    Tere jeten anetare e PPSH, asnje dite te vetme anetare e PS (e ka thene vete fjale per fjale)
    Tregon sinqeritet kur lavderon Diktaturen se eshte enveriste e deklaruar, kaq!
    Rama pastaj e merr dhe e fut te paren ne listen e kandidateve per Tiranen1
    Edhe Rama me sinqeritet se kaq nuk ka, i jep Tiranes mesazhin e qarte se po i con tek enverizmi pa Enver, por me ate ne vend te tij!
    Tani TOPI mbetet ne deren e tiransve. Te pranojne duke votuar nje liste te kryesuar nga nje enveriste per te rikthyer enverizmin, a ta refuzojne per mos u bere fajtore para historise!
    Ata e kane ne dore, tiranasit!

  18. Andi Bejtja thotë se televizioni i familjes Berisha kërkon gazetare.
    Por, ato duhet të jenë beqare dhe intervistat e punës do i bëjnë tek zyra e Çim Pekës.Shpellkare e cecene bashke me nerin qe keni frike nga nje grua e sinqerte ne mendimet e saj per te vertetat e veta ne jeten e saj shkoni pyeteni baballaret tuaj per ate kohe dhe do ta kuptoni dhe bozon,komunisti ekselent i vetem ne lindje salih karaxhic berisha kete e keni bere tatuazh ne trup dhe shpirtin tuaj te mjere,vraponi te zini nje vend te syri i Qimit per tu bere gazekare si Qimi

  19. Ej Ethem bythqir Lalaj moj Gomarica madhore, po ti je vete derr katunar i katundeve te Mallakastres e flet per cecene? Nese ketu ka Shpellkare, ti qe e mba bythen mes tyre je Bythshpella mor plak kurve qe nuk te rri as bytha as goja pa Karet e tyre.

  20. Ndërsa sipas televzionit të familjes Berisha, në ata pak mësues që janë vaksinuar, dhjetëra prej tyre qenkan me simptoma!

    Por përse është shqetësuar familja Berisha nga procesi i vaksinimit, ndërsa deri më dje akuzonin Edi Ramën se po e linte popullin pa vaksinuar?!

    Këtë gjë e ka zbuluar vetë Sali Berisha, i cili thotë se nëpërmjet procesit të vaksinimit, Edi Rama rrezikon të marrë më shumë vota më 25 prill.

    Dhe ndaj janë duke mbjellë terror e panik, në mënyrë që njerëzit të mos vaksinohen.O et hem lalaje lexo e cfare thote andi bejtja o loqe shko konkuro per gazekar te Qimi mos rri te byrektorja e pd

  21. Andi,

    i lexoj me interes te gjitha analizat a tua, dhe ne pergjithesi kam rene dakord me konkluzionet dhe observimet qe ti ben. Por jam komplet i zhgenjyer dhe nuk bie dakord ne asnje pike te kasaj analize.
    E para, duhet pranuar se regjimi i Enver Hoxhes ishte nje regjim diktatorial qe jo vetem morri jete njerezish te pafajshem, por shkaterroi cdo gje ne kete vend. (duke filluar qe nga ekonomia e cila perfundoi ne gremine ne fund te viteve 80, mjekesia qe ishte nga me te prapambeturat ne bote, arsimi qe u katandis ne pike te hallit. pedagoged te jepnin nje pese per nje shishe raki etj etj.)
    E dyta, meqe ky sistem ishte diktatorial prandaj edhe shumica e Shqiptareve kerkuan qe ky sistem te permbysej.
    E treta, mbas permbysjes qe ndodhi, ky sistem duhej te denohej njezeri nga te gjithe. Nostaligjiket nuk mund te pranoheshin. (Nuk besoj se ne Gjermani ka njerez qe e thone me ze te larte se Hitleri beri edhe gjera te mira). Ne vended e prparuara, qeverite kerkojne falje per gabime shume here me te lehta ne krahasim me krimet e Enverit, gabime te cilat mund te jene bere shume kohe me perpara. Dhe kete e bejne qe popujt e tyre te kuptojne dhe te mesojne se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe, dhe keto gabime te mos perseriten me.
    E katerta, Enveri nuk ishte nje shkrmitar qe beri tre romane te mira dhe 5 te keqia dhe ne nuk i lexojme keto romanet e keqia por vetem te mirat. Jo, me veprat dhe teorite e tije ai shaterroi jete njerezish te pafajshem dhe mori ne qafe nje vend te tere.
    E Pesta, Znj. Bozo me nostalgjiket e tjere, nuk eshte se gjeten strehe tek PS. Perkundrazi, ishte PS qe u ngrit mbi bazat e nostalgjikeve. Aty u fshehen te gjithe ish sekretaret e PPSHse te gjithe ish kalecat, etj.
    Z Bozo nuk tregon asgje me pak sesa kush e ka pregatitur ate brez inxhinieresh te dale nga duart e saj dhe te kolegeve te saj qe mendojne si ajo.
    Gjithsesi mendoj se ne kete rast si dhe ne rastin e termetit ajo eshte perdorur djallezisht nga Rama, pervecse nese ndonje anetar i familjes se saj nuk sheh ndonje perfitim indirekt.

    Pershendetje

  22. Mbreselenese vertet eshte ajo tjetra, shoqe Najada, me floket lyer kuq qe Edi Rama po mendon ta beje stemen e PS ne zgjedhje.

  23. Në të tre këto poste ka më shumë hije se dritë, e natyrisht skandale të rrënqethëse.

    Ministër i Transporteve ka problemin e keqmenaxhimit të kontratës së “Rrugës së Kombit”, e cila shkoi në Prokurori, ku ishte i dyti ministër i qeverisë “Berisha” nën hetim zyrtar.

    Në Ministrinë e Jashtme firmosi “Marrëveshjen e Detit” me Greqinë, çka është një gur aq i rëndë sa nuk mund të zbutet me asnjë daltë të propogandës apo PR-it.

    Në Ministrinë e Brendshme, përveç të tjerave është njeriu që ka drejtuar dikasterin që administron forcat e rendit, pikërisht kur këto të fundit vranë 4 qytetarë në tubimin e opozitës.

    Le të vijmë tek Bashkia e Tiranës. Debate mund të bëhen shumë, se e nisi me zhbërje, siç ishte projekti i sheshit “Skënderbej”, e mund të vijohet në shumë gjëra të tjera që nuk i bëri apo i zhbëri.Ti kerkon qe per 50 mij lek te jepnin masterin babushat e salihut,te benin prof dokt,te beni jurist gjygjtar prokuror me para per kete flet mos shpellkar byrektorist i byrektores se pd,shko masturbohu me foton e salihut o rrotKari

  24. emrat e tre kandidatëve, ku një është nga lista e PD-së në Durrës Rezart Tusha dhe dy janë kandidatë të pavarur, konkretisht Boiken Abazi nga Vetëvendosje, si dhe Pal Shkëmbi kandidat i pavarur.

    Kush është Rezart Tusha? Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës dhe është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në Zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

  25. “Saflloqet” on fire:)))). Po ju dridhet toka nen kembe or minj gjirizesh. Megjithe sherbimin tuaj te devotshem, po i mbaron oksigjeni Rivdekjes o robqira qe i lepini bythen nje skizofreni.

  26. Nuk ka shqiptar te ndershem qe te votoje hajdutin e 230 milion eurove te Rruges se Kombit, grabitesit te mandatit te kryebashkiakut te Tiranes, shitesit te detit Jon, vrasesit te 21 Janarit….Ja byrektor e karelepires ekselent si ky i ores 22:40 por dhe te tjere ketu te lapsi 22 shpellkare e cecene do denohen per vjedhjen e votes dhe vazhdoni te hani mut te vaksinuar te salihut

    1. Ej Ethem bythqir Lalaj moj Gomarica madhore, kur ketu ka ShpellKare, ti qe e mba gojen e bythen mes tyre je Bythshpella qe nuk te rri goja e bytha pa Karet e tyre.

  27. “Debati” për diktatorët komunistë, u mbyll që me rrëzimin e Murit të Berlinit e braktisjen e sistemit diktatorial komunist të Europës lindore që ju bashkua sistemit kapitalist të demokracisë pluraliste të Europës perëndimore.
    Që të “rihapësh” këtë debat, është njëlloj sikur të hapësh debatin për figurat e Hitlerit e Musolinit
    Edhe në vëndet e perandorisë komuniste lindore , që në fillim vitet 60 , u dënua me forcë modeli stalinist diktatorial , deri në fillim vitet 90-ë, i vetmi vënd që nuk hoqi dorë nga Stalini, ishte Shqipëria.
    Dihet se çfarë fundi pat diktatori rumun Çaushesku, i ngjashëm me Enverin.
    Sigurisht që në 47 vite, Shqipëria edhe me diktatorin komunist më të egër në Europë, bëri disa ndryshime cilësore me të kaluarën e kjo është një dialektike e pashmangëshme.
    Por të mos shkojmë tek vendet e zhvilluara europerëndimore e le të krahasohemi me Greqinë.
    Para Luftës së dytë botërore, Greqia ishte më e varfër se Shqipëria.
    Vinin emigrantë nga Greqia në Shqipëri për bukën e gojës.
    Pasi Greqia ju bashkua perëndimit e veçanërisht pas hyrjes së saj në BE, niveli i jetesës u rrit shumëfish më i lartë se në Shqipëri e të mos harojmë se qindra mijë shqiptarë emigruan në vendin fqinj pas përmbysjes së diktaturës.
    Bushati e familja e znj. Bozo mbase nuk e kanë ndjerë farë varfërinë në 5 dekadat e diktaturës e po ashtu nuk e kanë provuar se çfarë do të thotë mungesa e të drejtave elementare njerëzore.
    Sa inxhinjerë shqiptarë, të dipllomuar në shkollat më të njohura europiane, u bënë deputetë të parlamentit komunist ?
    Jo deputetë por ata që nuk u pushkatuan u dergjën me vite në burgje e internime familjarisht
    Një intelektuale e përmasave europiane ishte Musine Kokalari, por cili ishte fati i saj, vetëm se mendonte ndryshe nga diktatori ?

  28. Lista e PS per deputete ne Tirane, Viti 2021.
    Ne krye te saj dy gra te plakura qe nuk e fshehin me sinqeritet nostalgjine per Diktaturen, ose Enverizmin me mire.
    Bozo 79 vjece asnje dite anetare e PS, gjithe jeten anetare e PPSH, do perfaqesoje Rilindjen e 2021!
    Or popull i mjere e ju pushtetare te dhjere, – Nuk shkohet ne Bashkimin Europian si vend anetar me Enver Hoxhe nen sqetull, Harrojeni!

  29. Sali Berisha e quan përplasjen në Elbasan si një nga aktet më të shëmtuar zgjedhore. Ai mendon se atje ku ka mitingje duhet të ketë patjetër të vrarë nga shteti, si në rastin e 21 janarit. Apo në rastin më “të mirë” kur gjakosi gazetarë e opozitarë në 1996.Ja dhe antikomunisti Komunisti i vetem ne lindje vazhdon dhe vegjeton ne demokraci e tij salih karaxhic berisha

  30. Ne Elbasan ne festen e Diten e Veres 14 mars 2021 elbasanasit dhe nepermjet fotove e filmimeve gjithe shqiptaret me pas, pane nje skene te pa zakonte ne 30 vite –
    Llumi me precedent penal eskorte e kryeministrit Rama! Ata me denime per droge, per perplasje me policine, u eshte premtuar zbardhje e dosjes kriminale nese i sherbejne fushates se Rilindjes.
    Vetem nje emer mjafton – Pjerin Xhuvani. I denuar ne Itali per droge, ish me LSI, pastaj me PDIU te Aqif Rakipit, tani me 14 mars eskorte e Rames!
    Elbasanasit i pane, ata i njohin. Edhe shqiptaret i pane e po i shohin kudo keta plehra me precedent penal qe si mizat pas mutit i ka ky pushtet prane. I ka ky kryeminister eskorta shoqeruese me afer se bodigardet e vet.

  31. Kursi, bazuar në vendimin e qeverisë është bërë në Shtëpinë e Pushimit në Durrës’ dhe prandaj quhet Juridiku i Plepave. Në shkollë hynë 1216 militantë, që për 6 muaj dolën juristë dhe pushtuan Gjykatat. Pas 25 vjet kur nisi Reforma në Drejtësi, duken gjyqtarët e Plepave që i kanë vënë flakën Drejtësisë. Sipas statistikave nga numri i dosjeve në gjykata, afërsisht çdo shtetas ndodhet në tre konflikte gjyqësore. Prej 6 vjetësh, që nga viti 2015, Reforma në Drejtësi ka përdorur lavatriçet më të fuqishme të ‘zhavorrit’, por nuk ka mundur të lajë gjykatësit e vendit deri në pikën që të gjejë aq gjykatës ose prokurorë të pa ndotur prej Gjykatës së Parë. Gjykatësit e Parë mbrojtjen fajtorët e Gërdecit dhe akuzuan viktimat; mbrojtën qeverinë që sulmoi me armë kundër popullit në vitin 1997, autorët e vrasjes së Remzi Hoxhës, Kosta Trebickës, Shkëlqim e Halil Haklaj, etj.Materiali i pd doli nga byrektorja e lulushit ne pd katin e dyte nga drejtuesit elona meco dhe erion isufi Kunati i lulushit imagjinojeni sa të verteta ka aty

  32. Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

    Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

    Pirro: Thëllëza

    Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare.

    Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien.

  33. Edi Rama 30 vite me pare me 1991 – Ti varim komunistet ne litar!
    Edi Rama 30 vite me pas, kryetar i partise trashegimtare te PPSH me po ate gazete Zeri Popullit e me po ate minister te Brendeshem te 30 viteve me pare perkrah tij.
    Kthim ne identitet ky i dyti.

  34. Mashtrues lind, nuk bëhesh”

    Aq shumë gënjen dhe premton Lulzim Basha sa ka dërguar 218 emra për deputet, nga 140 që lejon kushtetuta. KQZ që drejtohet nga opozita sapo i s’kualifikoi.

    Basha Ka gjet 78 idot dhe i ka gënjyer që do jeni në lista për kandidat prandaj luftoni dhe financoni, ndërkohë që ligji nuk lejon mbi limitet rajonale. (PSH: Hasan Hyseni i 45 në Tiranë, ndërkohë që Tirana ka 36 deputet)

    O Zot sa budallenj, ka ai vend.

  35. Ambasada Amerikane kerkoi zhdukje nga pjesemarrja ne zgjedhje me emer e mbiemer per Tom Doshin. Rama e dergoi Tomken …Kryetar te partia-rezerve e Gjinushit!
    Por marrezia rilindjote vazhdon – Nje sondazh i paguar nga Bashkia Tirane i jep PSD se Tom Doshit kryetar te saj prej nje jave, 2 mandate deputeti!
    Ndalojeni o rilindjote ate Dhine Rama mos shkoje te fute koken te trasta e Bariut, se e dini vete se c’fare i ben Bariu pastaj…

  36. Lulzim Basha po jep mesazhin më të keq që një lider mund të japë. Në një kohë kur zhvillohen zgjedhje edhe në shtetin ku voton e shoqja (Holandë) e ku respektohen të gjtha masat anti-covid, Luli në Tiranë bën të fortin duke marrë në qafë qytetet vetëm që të duket se ka mbështetje. Kjo sindromë në fakt është e një kryetari partie që e di që nuk ka mbështetje në popull dhe tenton të krijojë imazhin e rremë në opinion publik duke shkelur mbi çdo ligj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sepse, nëse Basha do kishte të dhëna që ka mbështetje ndaj tij, ai ndoshta do të ishte më i qetë dhe nuk do rrezikonte kaq shumë. Hija e humbjes që e ndjek kudo, edhe në gjumë, mesa duket e ka bërë Lulzim Bashën që të kalojë çdo limit dhe të kthejë fushatën e tij në një vatër infeksioni.Ty duhet te kete palluar fort fisin Tom doshi qe ja mban ne goje ate pallen te pelqen o kopili i dobicit salih

  37. Andi Bushati:

    Fanatikja enveriste Luljeta Bozo ishte e para qe fajin per viktimat e termetit ja hodhi pallateve me pune vullnetare te Enverit ne tentativat e saj per te fshehur injorancen e Edi Rames si Kryeminister ne drejtimin e shtetit, pranimin e fajit te tij ne menaxhimin e procesit te ndertimit ne vend dhe si reagoi ndaj eliminimit te pasojave te tragjedise, prandaj ne kendveshtrim analizes tende i mungon realiteti, aq me shume se po te shikosh si halabaket dhe injorantet e nostaligjise enveriste anatyemojne dhe mallkojne sot ne gazeten DITA te persekutuarit politike dhe personalisht zonjen Jonila Godole, te frymezuar nga shkrimi rezil i nostalgjikut Fatos Tarifa ne kete gazete tipike enveriste qe eshte bere si streha e spiuneve te Sigurimit dhe te nostalgjikeve enveriste 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit, si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore dhe si nje rezil i Shqypnise qe po kerkon te antarsohet ne BE. Ne kete kendveshtrim duhet ta drejtoje shkrimin tend per Enverin, nostaligjiket dhe komunizmin ne tjeter linje:

    sepse:

    KOMUNIZMI ISHTE NJE ENDERR NE DIELL SOVJETIKE QE ENVERI E IMPLEMENTOI PER INTERESAT E PUSHTETIT TE TIJ FAMILJAR

    Pyetja thelbesore sot eshte:

    PSE RA KOMUNIZMI NJEHERESH NE TE GJITHA VENDET E KAMPIT BOLSHEVIK?

    Te gjitha statistikat e ketyre vendeve ne vitet 80-te te shekullit te kaluar tregojne per nje renie te prodhimit dhe prapambetyje ne teknollogji, gjigandi komunist Bashkimi Sovjetik ishte ne grahmat e fundit megjithese qe poseidonte pasuri te papara natyrore, ne Gjermanine Lindore puntoret ishin ngritur ne protesta masive pasi fabrikat bolshevike po mbylleshin nje nga nje per shkak se nuk kishin se ku te shisnin mallin e tyre jokonkurues ne Boten Kapitaliste, Cekosllovakia qe para Luftes ishte ne vendin e dyte ne Bote pernga GDP ne vitet 80-te renditej ne bisht te kavallit, fabrikat historike Tatra dhe Shkoda ishin ne prag te falimentimit, Hungaria dikur e zhvilluar po gulconte, fabrika Tungsram kishte falimentuar totalisht si te gjitha fabrikat dhe ndermarjet e tjera te Kampit Socialit, cfare te flasesh per Rumanine e Causheskut, per Bullgarine e Zhivkovit,

    POT CFARE TE FLASESH PER FABRIKAT MESJETARE SI GERDALLA TEKNOLLOGJIKE TE ENVERIT?

    Ne vitet 1977 Mehmet Shehu i shkruan nje leter te gjate Enverit me spjegime te hollesishme pse duhej te mbyllej urgjentisht Kombinati Metalurgjik ne Elbasan “Celiku i Partise”:

    “…Ne baze te llogaritjeve del se puntoret e Kombinatit Metalurgjik me mire te rine ne shtepi sesa te punojne, pasi humbjet e shtetit jane te jashtezakonshme…”

    Si Kombinati Metalurgjik ishin pothuaj te gjitha ndermarjet gerdalla joefikase te Enverit qe me shume “hanin” sesa “prodhonin” prandaj edhe fundi i tyre erdhi shpejt ne te gjitha vendet ish komuniste te Kampit Socialist, dhe shkaku kryesor ishte vetem sepse nuk kishin se ku te shisnin prodhimet e tyre jocilesore me cmime te larta ne tregun e lire qe sapo kishte filluar te funksiononte te Shqypni, madje edhe Enveri kete te vertete e kishte kuptuar fare mire kur i thonte dallkaukeve te Byrose Politike ne Pleniumin e fundit te Partise se Punes:

    “…Na duhen dollaro, o Adil, dollaro…”

    Dhe kjo fraze i spjegon te gjitha.

    intelektuali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *