• |
ide | kryesore

Premtimet e fushatës, çfarë thotë Rama për taksat, pagat e biznesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama prezantoi programin e Partisë Socialiste, “Pagat, taksat dhe biznesi”.


Rama premtoi publikisht se nga data 1 janar 2022, do hiqet taksa mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Kreu i qeverisë shtoi se do të ulet tatim fitimi, për ata persona që marrin paga deri në 2.5 milionë lekë të vjetra.


“E vetmja forcë sot për sot, që mund ta bëjë realitet këtë gjë të vështirë, jemi ne, unë dhe PS. ne i japim shqiptarëve një vizion për vitin 2030. Programi ynë mbështetet në realitetin tonë të përditshëm, ndërsa programi i tyre është për të arritur qëllimet vetjake. Programi i tyre është tallje me milenin, sipas shprehjes “ta hajë kush ta hajë”. Ne kemi program qeverisës, për të jetësuar vizionin “Shqipëria 2030”, me plan për të joshur këdo.

Ne i duam votat për të vazhduar ndërtimin e rrugës së re për shqiptarët, të hapur në drejtësi, arsim, shëndetësi. Ata kanë zgjedhur rrugën e vjetër të fushatave, me moton e premtimet “kap çfarë të kapësh”. Bubat kaçurrelë. Sot kemi 300 mijë lekë pagën minimale. Ne duam ta çojmë deri 400 mijë. Nga 1 janari 2022, do heqim taksën mbi pagën deri 400 mijë lekë. I bie që 63 për qind e të punësuarve nuk do kenë taksë për shtetin. Ulet tatimi mbi fitimin, për ata që marrin deri 2.5 milionë lekë të vjetra. Kjo masë hyn në fuqi më 1 janar 2022”, tha Rama.

8 Comments

  1. Cfare eshte ky palacollik pagen deri ne 40.000 leke e paguan biznesi privat ,qeverie rrit taksen mbi kete page, perse e nxjerrin si merite te tyre KUR E PAGUAN BIZNESI.

    HAJVAN KRYEMINISTER E BANDIT QEVERI.

  2. E more byth qir i Surrelit te ra nder mend tashi qe po pirdhesh, kishe kohe per shum me shum por mendjen e kishe vetem per poshtersit qe si ka ber as njeri ne vendin tone.

  3. Kur do ta coje pagen 400 mije? Ne janarin e fundit te mandatit te 3?

    Sa do kushtoje shtetit heqja e takses deri ne 400 mije leke?

    Sa do ulet taksa per ata qe marrin deri ne 250.000 mije leke?

    Ku do t’i gjeje leket per te gjitha keto?

    Fjale te thena kot pa asnje shifer, pa asnje te dhene. Vetem fjale

    1. Do krijoje informalitet pa fund..Shumica do deklarojne 400 mije dhe pastaj do marrin realisht 250 mije ( te tjerat do ti kthejne ne dore)

  4. Populli ka nje fjale te urte: Kur me genjen nje here fajin e ke ti por kur me genjen heren e dyte fajin e kam une qe te besoj perseri.Keshtu Edvin (Babai i genjeshtres dhe intriges) te te besosh ty eshte marezi.und te shpjegosh pak me teorite e mesuesit tend te anglishtes sot minister i parave publike pse ka rene fuqia blerese e familjeve ne qeverisjen tende? Sa per hartime dhe ese ti je njesh

  5. O Rame mos u sforco shume, se kete shpure qe ke perpara, e ke buke e djath.
    Mbaje mire ciftin presidencial, se me ta perpara vdes kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu