• |
ide | kryesore

Rama: Nuk ka rritje për pagën e politikanëve, mësuesit dhe mjekët +40%

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjatë prezantimit të programmit pagat, taksat dhe biznesi në Planin e Veprimit 2021-2025 për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama u shpreh se në mandatin e tretë pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten me 40% ndërsa pagat e administratës publike do të rriten me 30%.


Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij gjithashtu theksoi se pagat e politikanëve, do të mbeten të pandryshuara.Më tej, Rama sulmoi opozitën në lidhje me taksën e shetshtë, për të cilën ai tha ae është e pasigurt.


”Në mandatin e tretë, pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten 40% më shumë. 30% do rriten pagat e punonjësve të administratës publike. Ndërsa pagat e politikanëve do të mbeten siç janë deri në vitin 2025. Sot kur fantazma e taksës së sheshtë është rishfaqur i them atyre të bëjnë kujdes më 25 Prill. E para, kjo është e pasigurt, ndërsa e dyta për ata mos e harroni se kush quhej biznes i vogël për ata. Rrini drejt dhe na mbështesni në rrugën e re me zero taksë. Jeni ata që fitoni më pak. Ndërsa këta juve ju marrin më shumë”, tha Rama.

6 Comments

  1. Politikanet dhe administrata jote rrogem e ka per kafe.Ne kphen tende u krijua brezi qe dhe pastrueset e spitaleve e kane ryshfetin me miliona , koha jote krijoi TIRET

  2. koha e ketij nuk krijoi tiren por rrakacollin burrin e vet binon ballukun felajn bushatin veliajn&co. pra perandorin e krimit dhe mafjes nderkombtare te ulur kembekryq ne kete vend dhe jo vetem. ata qe e krijuan kete armate llumrash jan diku larg duke u zgerdhirme puro neper goj e kokain neper hund.ndaj boll na folet brrockulla.

  3. E vetmja gje qe eshte e vertet ne 8-vite qeverisje ajo per BIZNESIN E VOG POR AMA DERI SOT TANI VAJDOJN ME MODELIN E RI POR SIDO QE TE JETE KJO ESHTE NJE E VERTET E MADHE POR UNE PRAP SME SHKON DORA TE VOTOJ JALEZEN TE TIPIT GRISELA RASHI ERION VELIA………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu