• |
ide | kryesore

Zidane tërbon Juventusin: “CR7 tek Real? Mundet”

-Instant, Sport



Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion Eden Hazard në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës: i pranishëm në fundjavë kundër Elche, belgu nuk mori pjesë në stërvitjet e fundit këtë mëngjes dhe gjithçka sugjeron që ai nuk do të të jetë në dispozicion, të paktën jo si titullar. Krahasuar me ndeshjen e parë, megjithatë, Zidane do të ketë Benzema dhe Sergio Ramos: “Më i qetë për këtë? Jo, me Atalantën nuk mund të jesh kurrë i qetë” deklaroi trajneri francez. “Ata janë tërbuar për kartonin e kuq të ndeshjes së parë, do të thosha me të drejtë, dhe do të luajnë si gjithmonë, madje duke dhënë edhe dicka më shumë”.

Sikur të mos mjaftonte gishti në plagën e bergamaskëve, Zidane ka vazhduar të pështjellojë situatën edhe tek kampionët e Italisë: “Kaq shumë zëra për kthimin e Ronaldos në Madrid? Ndoshta, mbase. Tani ai është tek Juventus dhe ne i respektojmë bardhezinjtë, sigurisht që do të doja që ai të kthehej, pas gjithçka kemi kaluar me të. Eshtë i jashtëzakonshëm”.

Kundër Atalantës, për Zidane, Real duhet të japë gjithçka “sepse nëse luan vetëm me 95 përqind të mundësive me ta rrezikon shumë: kanë një fizionomi të qartë dhe një mënyrë për të luajtur që 11 kundër 11 sigurisht nuk do të ndryshojë. Në vajtje ishin të detyruar ta bënin, tani do ti qëndrojnë besnikë vetvetes”. Ashtu si në fakt edhe Zizou në lidhje me dëshirën për të përqafuar edhe njëherë Ronaldon: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë kam pasur fatin ta trajnoj, sepse ai është mbresëlënës, por tani Juve po e gëzon Juventus”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *