• |
ide | kryesore

Detajet tragjike të vrasjes së 33-vjeçares shqiptare në Belgjikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Xhuljeta Lala, 33-vjeçarja nga Divjaka është shqiptarja që ka gjetur vdekjen mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel. Sipas familjarëve të Lalës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12, kur Xhuljeta ka qenë duke punuar si çdo ditë në hotel ku merrej me pastrimin e tij kur një person i ka shkuar nga pas dhe e ka goditur me një bombul që shërbente për fikjen e zjarrit.

Kjo goditje, sipas familjarëve i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ka qenë policia ajo që ka njoftuar motrat dhe vëllanë e Xhuljetës për ngjarjen e ndodhur. Pas ngjarjes mësohet se policia ka arrestuar autorin dhe e ka klasifikuar si njeri me probleme të shëndetit mendor. Daja i viktimës i tha TCH se lajmin e hidhur e mësoi nga TV.

“Nga ora 11:30 duke pastruar në hotel, del një person në enigmë që e godet nga pas me këto bombolat e zjarrit. Kolegia e saj, e cila ka qenë me fytyrë e ka parë dhe është larguar direkt. Kjo ka qenë me kurriz, ndaj e ka goditur direkt. Morëm vesh se e kanë marrë dhe e kanë çuar në spital, sot nuk e di çfarë kanë bërë tek morgu e të gjithë të tjerat” – tha ai.

Xhuljeta Lala jetonte me vëllain dhe 3 motrat në Belgjikë prej rreth 10 vitesh. Ata u larguan për një jetë më të mirë pas vrasjes së 2 prindërve nga një person nga Divjaka rreth 20 vite më parë. Për familjen, kjo është rihapje e plagëve dhe që i ka pikëlluar shumë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *