• |
ide | kryesore

Disney+ ndalon fëmijët t’i shohin këto filma vizatimorë

-Instant, Paparazzi, Slider



Disney + ka hequr aksesin në disa filma klasikë – përfshirë “Dumbo”, “Peter Pan”, “Swiss Family Robinson” dhe “The Aristocats”, nga profilet e fëmijëve, si pjesë e fushatës së saj të vazhdueshme për të vlerësuar rastet raciste dhe stereotipet e këtyre filmave.

Kompania Walt Disney më parë kishte vendosur paralajmërime, por tani po i pengon fëmijët nën 7 vjeç të shohin titujt nga profilet e tyre. Sidoqoftë, prindërit do të jenë në gjendje t’i shohin filmat ose t’ua tregojnë fëmijëve nëse ata zgjedhin kështu.

4 shpjegime për 4 filma jepen si më poshtë:

– Dumbo (1941)

Një numër muzikor i përfshirë në film i bën homazhe shfaqjeve raciste, ku interpretues të bardhë me fytyra të nxira dhe veshje të grisura imitojnë dhe përqeshin afrikanë të robëruar në plantacionet e Jugut.

– Peter Pan (1953)

Filmi portretizon njerëzit vendas në një mënyrë stereotipike që nuk reflekton as shumëllojshmërinë e popujve vendas dhe as traditat e tyre autentike kulturore. Ai i tregon ata duke folur në një gjuhë të pakuptueshme dhe në mënyrë të përsëritur i referohet atyre si “lëkurëkuq” – një term ofendues.

– Swiss Family Robinson (1960)

Piratët që sulmojnë familjen Robinson janë portretizuar si një kërcënim i huaj stereotip. Shumë shfaqen me “fytyrë të verdhë”ose “fytyrë kafe” dhe kanë kostume të ekzagjeruara dhe të pasakta që përforcojnë “barbarinë e tyre.

– The Aristocats (1970)

Macja përshkruhet si një karikaturë raciste e popujve të Azisë Lindore me tipare të ekzagjeruara stereotipike, për shembull në zonën e syve. Ajo këndon në anglisht me theks të dobët dhe luan piano me shkopinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *