• |
ide | kryesore

Reziku i vaksines AstraZeneca dhe principi i parandalimit

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Suksesi i një fushate vaksinimi ka të bëjë sa me efektivitetin e vaksinës, po aq edhe me besimin që ajo arrin të ngjallë. Lidhur me AstraZeneca, kriteri i dytë sapo është tronditur seriozisht. Shfaqja e trombozës në rreth tridhjetë pacientë pas injeksionit të parë të vaksinës të zhvilluar nga laboratori anglo-suedez, ka vënë në dyshim sigurinë e saj. Të hënën më 15 mars, shumica e vendeve evropiane morën vendim të pezullojnë injeksionet duke i dhënë kohë vetes për të kuptuar nëse këto efekte anësore lidhen me vaksinën.

Lexo me tej:

Çfarë po ndodh me vaksinën AstraZeneca dhe kush po e ndalon atë

Në këtë fazë, lidhja shkak pasojë midis formave të mpiksjes së gjakut tek disa pacientë që mund të çojë në komplikime serioze dhe vaksinimit mbetet vetëm kronologjike. Agjencia Evropiane e Barnave, e cila pritet të votojë për autorizimin e vazhdimit të procesit të vaksinimit të Enjten, beson se përfitimet prej saj vazhdojnë të jenë më të mëdha se sa rreziqet.

Në pritje të të dhënave të reja, disa raste të tromboze të identifikuara duhet të vihen në raportin e duhur me 17 milion njerëz që kanë marrë të paktën një injeksion të AstraZeneca. Përqindja e rasteve problematike është më e ulët se ajo e vërejtur jashtë fushatës së vaksinimit tek një popullatë kryesisht e moshuar. Përfundimisht, rreziku i vdekjes nga Covid-19, për mungesë vaksinimi, mbetet i shumë më i madh sesa rreziku i përjetimit të efekteve të tilla anësore pas një injeksioni.

Sidoqoftë, këto dyshime po shfaqen në kohën më të keqe të mundëshme. Në një Evropë që lufton për të marrë vaksina, AstraZeneca ka një rëndësi thelbësore. Nëse pezullimi i injeksioneve të saj do të zgjatej, kjo do të qe një goditje shumë e rëndë për strategjinë evropiane të vaksinimit.

Situata është edhe më kritike ndërsa kontinenti ynë është në rrugën e tij për të përballuar valën e tretë të pandemisë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit britanik të SARS-CoV-2 . Italia sapo ka deklaruar një bllokim të ri. Gjermania është e shqetësuar për rritjen e niveleve të infektimit. Franca ka hyrë në një garë me kohën të cilën ky pezullim e ka bërë më të komplikuar. Përballë saturimit të shtretërve në reanimacion në zonën rreth Parisit, vetëm një përshpejtim i vaksinimit mund të japë shpresë për të shmangur një ri mbyllje. Çdo vonesë e konsiderueshme do ta bënte të pavlefshme këtë llogaritje.

Në Shqipëri, vaksina AstraZeneca e pezulluar në 7 vende të BE. Autoritetet: Eshtë e sigurtë

Për AstraZeneca gjithçka ka shkuar keq. Vaksina britaniko suedeze shkaktoi polemika që në testet e para. Përveç dyshimeve në lidhje me efektshmërinë e saj, nxjerrja në treg u shoqërua me kritika për paaftësinë e laboratorit për të respektuar premtimet e tij për dërgesat në Bashkimin Evropian (BE). Udhëheqësit evropianë duke mos dashur të rrezikonin me këtë vaksinë të konceptuar keq, preferuan të marrin vendime politike që shkonin përtej asaj që këshillohej nga farmakovigjilenca.

Ndëse transparenca mbi efektet anësore të vaksinave është thelbësore për të ruajtur besimin e publikut, ky episod i ri, kontrovers i pandemisë, ka vënë edhe njëherë në pah hendekun midis qasjes evropiane për të bërë kujdes dhe urgjencës për ta vënë virusin nën kontroll. Që kur mbërritën vaksinat e ndryshme kundër Covid-19, kritikat janë shumëfishuar mbi kujdesin dhe ngadalësinë e evropianëve. Ato ishin në kontrast të thellë me voluntarizmin dhe shpejtësinë e britanikëve dhe amerikanëve.

Kjo zgjedhje e BE-së, e cila i dha prioritet sigurisë së popullatës, nuk do të jetë pa pasoja. Si rezultat i saj imuniteti kolektiv do të arrihet më vonë, vdekjet do të jenë më të shumta dhe kostoja ekonomike më e madhe. Opinioni publik nuk duhet të harrojë faktin se vaksina mbetet zgjidhja e vetme për të kapërcyer këtë pandemi.

Editoriali i Le monde, perktheu T. Çela ©Lapsi.al



3 Comments

  1. ore gazetare leshi e keni idene se ca eshte nje vaksine me perkufizim shkencor ????

    “Vaccines contain the same germs that cause disease. (For example, measles vaccine contains measles virus, and Hib vaccine contains Hib bacteria.) But they have been either killed or weakened to the point that they don’t make you sick. Some vaccines contain only a part of the disease germ

    A vaccine stimulates your immune system to produce antibodies, exactly like it would if you were exposed to the disease. After getting vaccinated, you develop immunity to that disease, without having to get the disease first.”

    kjo eshte terapi shkencerisht e vertetuar ndryshon genet per tiu kunderpergjigjur virusit

    ” Gene therapy stimulates your DNA to recognize and intruder and to generate antibodies specific to the intruder, at that point and time. Variants are not accounted for, and historically caused great harm in mRNA gene research. ”

    Astra Zeneca, Pfizer Moderna= ModeRNA quhet vaksine sepse ka mbrojtje ligjore dhe eshte e vetmja qe i ndihmon kompanite per mbrojtje ne ceshtjet gjyqesore. Ne kete rast ndhmon qeverite te dalin nga kriza e koronavirusit duke hapur ekonomite

    shanset jane te mira per keo vaksina por siguri 1005 nuk ka. Historia ka treguar qe gabimet e vogla krijojne tragjedi te medha, kinezeve iu plasi koronaviruse dhe e lane te lire per te gjithe boten, , nje gabimshume i vogel ….me pasoja kaq te medha

    1. O i paemer lexo pak me shum…. vaksinat nuk kan te gjitha nje permbajtje e bate teknologjike dmth nuk hyjne identik ne definicjonin klasik ; gjithsesi ca faji kan gazetaret se perkthejn nje lajm?

      1. te perkthejne lajme me te mira ????

        ka burime shkencore , sikurse ka dhe media qe jane serioze dhe objektive

        trendi eshte qe te perkthehen media klikimesh apo skandalesh

        per keto kemi gazeten tema , shqiptarja, top channel, etj etj nevojtore publike….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *