• |
ide | kryesore

Harrohen grushtat në Ballsh: Nwabueze kthehet kundër Partizanit, Laçi paguan për gjysmën e dënimit

-Instant, Sport



Laçi do të paguajë për gjysmën e mbetur të dënimit për qendërsulmuesin e tyre kryesor, Kyrian Nwabueze dhe lojtari do të jetë në dispozicion të teknikut Shpëtim Duros që të mërkurën në Kupën e Shqipërisë kundër Partizanit. Amerikani ka kryer dënimin prej pesë javësh, nga 10, dhe klubi do të paguajë pjesën tjetër, duke e kthyer në fushë në një pikë vendimtare të sezonit bardhezi.

Lajmin e ka pohuar vetë tekniku Shpëtim Duro, që ka theksuar se e rëndësishme është që lojtari do të jetë në dispozicion, pastaj për formacionin duhet ende punë: “Lojtari kthehet, pas ngjarjeve në Ballsh – tha Duro – Ka kryer gjysmën e dënimit dhe pjesa tjetër do paguhet. Do të kthehet në fushë të mërkurën për ndeshjen me Partizanin, pastaj për Tiranën në kampionat do të shohim, se duhet parë edhe forma fizike në raport me Harmon”.

Nëabueze u dënua nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me 10 ndeshje pezullim, pas sherrit në Ballsh, në ndeshjen kundër Bylis. Ardhja e amerikanit do të jetë shumë i rëndësishëm për një skuadër që për herë të parë në këtë sezon, madje për herë të parë në histori, Laci kryeson Superioren, pas 24 javësh kampionat. Bardhezinjtë e Shpëtim Duros kanë bërë rikuperimin më të madh, ndër skuadrat e kreut, duke kthyer tashmë ambicjen për titullin kampion, që para ardhjes së teknikut në pankinë, dukej më shumë si një mision i pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *