• |
ide | kryesore

Historia/ Si e varrosi “drejtësia e re” dosjen 339/1

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prokuroria e Durrësit dërgoi sot për gjykim 21 komisionerë të tre qendrave votimi të Shijakut në zgjedhjet e vitit 2017. Janë disa banorë të fshatrave të Shijakut që me shumë gjasë do të ndëshkohen nga drejtësia se lejuan hedhjen e votës në emër të 53 emigrantëve, megjithëse këta ishin jashtë vendit. Ky ndëshkim mbi disa banorë të fshatrave Rubjekë dhe Shetel është fundi i dosjes 339/1, një prej dosjeve më me peshë për shitblerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017, kur PS fitoi 8 mandate në Durrës.

Por personazhet kryesorë të dosjes 339/1 ishin të tjerë njerëz, të famshëm në botën e krimit dhe në politikë.

Dokumentat dhe përgjimet e gazetës gjermane Bild dëshmuan se manipulimi në Durrës dhe në Shijak shkonte përtej disa komisionerëve, që votonin në emër të familjarëve, që ndodheshin emigrantë jashtë vendit.

Në qendër të skemës ishte ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, anëtar kryesie i Partisë Socialiste, i cili futi në lojë personazhe të krimit të organizuar, që më pas përfunduan në burg për trafik heroine.

Dako angazhoi Astrit dhe Altin Avdylajn dhe njerëzit e tyre për mbledhjen e votave. Në këmbim të “ndihmës”, grupi kriminal i Avdylajve kërkoi kandidimin për deputet të Ilir Nraxhit dhe Elton Arbanës. I pari u zgjodh deputet, ndërsa i dyti u kandidua si kryetar Bashkie i Shijakut në 30 qershor dhe është ende sot në detyrë.

Lexo edhe: E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Në një prej bisedave të përgjuara, Astrit Avdylaj interesohej tek Ivo Doçi, drejtori i ndërmarrjes komunale të Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve në Durrës për votuesit e opozitës, që janë të punësuar, me qëllim që Astriti të shkonte dhe “t’i shkundë pak”, në mënyrë që ata të votonin për Partinë Socialiste, ose në të kundërt të pushoheshin nga puna. Në një tjetër, dëgjohej Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofronte edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumën, ai këmbëngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çfarë nënkuptonte t’i jepte paratë.

Në një përgjim tjetër, ishte Astrit Avdylaj ai që e telefononte Dakon dhe pasi e pyeste për takimin me Ramën një natë më parë, i kërkonte të vinte ta ndihmonte për një hall që kishte një person (i dënuar për vrasje) në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës. Kryebashkiaku Dako ndryshonte agjendën e tij dhe shkonte atje ku i kërkohej.

Dosja 339/ Donika Prela: Pse kemi zgjedhur të heshtim

Qëllimi fillestar i dosjes 339 ishte hetimi i një grupi trafikantësh droge, që kishin ngritur një laborator heroine në Has. Fillimisht ishte prokurori Anton Martini që nisi hetimet dhe krijoi fraksionin 339/1, për të hetuar shitblerjen e votës. Vendimi u mor pasi trafikantët e drogës u kapën duke folur me politikanë për fushatën e vitit 2017.

Atëherë, prokuror i përgjithshëm është Adriatik Llalla dhe në krye të prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 i fitoi Partia Socialiste dhe bisedat e Vangjush Dakos me Avdylajt ishin të regjistruara.

Në nëntor, Llalla urdhëroi largimin e prokurorit Anton Martini, duke e transferuar atë në Shkodër. Lulzim Basha tha atëherë se prokurori Martini po hetonte përfshirjen e Dakos në blerjen e votave në bashkëpunim me grupet kriminale dhe se ishte Rama që ndikoi tek Llalla për largimin e tij.

Pas Martinit, çështja kaloi në duart e prokurores tjetër të krimeve të rënda Elisabeta Imeraj.

Në fillim të mandatit të dytë, Rama largoi Adriatik Llallën nga detyra dhe e zëvëndësoi atë me Arta Markun. Prokurorja e Përgjithshme u quajt e Përkohshme, por nisi menjëherë zbatimin e urdhrave nga socialistët që e zgjodhën me 69 vota në parlament.

Lexo edhe: Vetingu mbi Donika Prelën/ Si i varrosi dosjet shqetësuese të Rilindjes

Kreu i Prokurorisë së Krimve të Rënda, Besim Hajdarmataj u zëvëndësua me Donika Prelën, ndërsa Elisabeta Ymeraj u hoq qafe duke u graduar drejtuese në Prokurorinë e Tiranës.

Dosja 339/1 kaloi në duart e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët thanë se kishin 42 CD për t’u zbardhur. Por pas publikimit të përgjimeve nga BILD, të dy këta u bënë të njohur me urdhërin absurd që i ndalonte mediat shqiptare ripublikimin e përgjimeve të botuara më parë në Gjermani.

Lexo edhe: Kllounët që po hetojnë nxjerrjen e sekretit të dosjes 339

Pas krijimit të SPAK, që u shit si institucioni që do të bënte mrekullinë me drejtësisë së re, vazhdoi puna për zhbërjen e hetimeve të shitblerjes së votës në Durrës. SPAK shmangu Vangjush Dakon, Ilir Nraxhin, Elton Arbanën, Astrit dhe Altin Avdylajn nga hetimi. Fokusi i goditjes doli se ishte tek komisionerët e 2 fshatrave të Shijakut, që u arrestuan pas një aksioni të organizuar me bujë të madhe në media. Duke qenë se i gjithë hetimi ishte sfumuar, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskompetencë për dosjen ndaj komisionarëve të arrestuar në kuadër të dosjes 339 dhe ja kaloi çështjen prokurorisë Durrës.

Si i manipulon mafia votimet në Shqipëri. Shkrimi i plotë i gazetës ‘Bild’

Pavarësisht se trazoi politikën me përgjime tronditëse që tregonin përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje, dosja 339/1 sot rezulton një shaka e hidhur, pasi të gjithë personazheve kryesore, që organizuan vjedhjen e votës nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

Ndërkohë, të propozuarit e Avdylajve, deputeti Ilir Nraxhi dhe Elton Arbana janë sot përfaqësues të popullit. Nraxhi është futur sërish në listën e PS si kandidat i sigurtë.©Lapsi.al

Kush është Ilir Ndraxhi, deputeti i PS që del në përgjimet e BILD – Lapsi.al



23 Comments

  1. na cate trapin, u kujtuat tani pas 3 vitesh per dosjen 339, sa te mbarojne zgjedhjet do e fusni ne sirtar per ta rihap ne zgjedhjet e ardhshme

  2. Po dëmshpërblim për prishje imazhi do kërkojnë këta intelktualet e rilindur të Ramës?

    Thuhet që të jetë e mirë drejtësia duhet të jetë e verbër. Por rilinsit sektarë me të huajt dhe me ç’reformën ja qr e bon që nuk sheh i mut dhe u duhet mandati i 7-të që të ecin përpara me autobuzin pa frena dhe me timonin në tepsinë e liderit.

  3. Ahahahahaha
    Drejtesia e re !!!
    Ja thate avokat ngjales???
    apo harrova, ai e di qe nje jave perpara, ja thane miqte e tij ne CIA, FBI, NSA, FEMA, MI5, MI6 etj. A pika, si nuk ju bi noi damlla, popull klluf !!!!

    1. 21:55
      Per sa kohe Saliu po shkon drejt 20 viteve qe ka mbushur moshen e pensionit dhe nuk eshte dorehequr perse duhet ta beje Rama qe eshte ne moshe aktive per pune akoma edhe 15 vite te tjera!?
      A mund te argetohet njeri me humorin tend katunaresk!?

      1. Doreheqja behet kur te shterrojne idete dhe nuk ke produkt, nuk ke realizuar premtimet dhe te ka mbaruar mandati apo mandatet (pra koha e cila eshte parashikuar per te arritur premtimet). Mere listen e premtimeve te Rames nje per nje qe beri ne 2013, dhe tani pas 8 vjetesh nese mund te gjesh ndonje premtim te permbushur?

        Do thuash ti, ska shkopin magjik. Epo, tani sdo i japim mandat te trete te gjej shkopin magjik per te realizuar premtimet qe duhet ti kishte bere ne 2 mandatet e meparshme.

        Per rrjedhoje, kete rradhe meriton “shkopin” qe kemi mes kembeve.

  4. emrat e tre kandidatëve, ku një është nga lista e PD-së në Durrës Rezart Tusha dhe dy janë kandidatë të pavarur, konkretisht Boiken Abazi nga Vetëvendosje, si dhe Pal Shkëmbi kandidat i pavarur.

    Kush është Rezart Tusha? Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës dhe është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në Zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.Tete funksionar te pd sot jane ne burg per vjedhje vote,lulushi duhet ti kerkoje 11 milion eurot qe ja dha atij gjermonit peter dhe hajdarmataj qe pregatiti CD sipas porosive te familjes berisha

  5. Nuk ka shqiptar te ndershem qe te votoje hajdutin e 230 milion eurove te Rruges se Kombit, grabitesit te mandatit te kryebashkiakut te Tiranes, shitesit te detit Jon, vrasesit te 21 Janarit….22 shpellkare e cecene qe vjedhin votat do denohen nga gjykata o byrektore te elona meco dhe kunatit te lulzimes erionit

  6. Nipi Hyses dhe kto shqupistat e tjere se pelqejne vendimin e gjykates.

    Kto dosje i kan pase nja tre a kater prokurore te PD dhe i krefen bishtin. Pastaj i shiten te PD (te ajo noteria te blloku).
    PDja i seleksionoi dhe ia percolli Bildit.
    Me nji gur i vrane dy zogj:
    PSja e poshter vodhi zgjedhjet (asnji fjale per ata te PD e LSI)
    Luljeta i humbi zgjedhjet se ia vodhen komunistat e poshter. Prandaj dhe nuk jep doreheqje nga posti i kryetarit.

  7. Pritje në Shkodër, as anëtarët e vet PD nuk kanë dalë me e prit Lulin e Vocërr. E ndigjova kryetarin që pyeti një zonjë të listës së PD-së në Shkodër. B.L: Hë si je mirë? Fëmija mirë? 5 fëmijë ë? Një pyetje kam unë mos shoku ai njeh ti personat që ke vendosur në krye të listës së Shkodrës apo jo? Pyetje që ju i bëtë me zë e figurë zonjës tregon që ju nuk e njihni fare… po fare.’

  8. Sali Berisha e quan përplasjen në Elbasan si një nga aktet më të shëmtuar zgjedhore. Ai mendon se atje ku ka mitingje duhet të ketë patjetër të vrarë nga shteti, si në rastin e 21 janarit. Apo në rastin më “të mirë” kur gjakosi gazetarë e opozitarë në 1996.

    1. Ne 96 Sala shkoi per lesh se rrafi gazetaret. Edvini i suli ato pitbullat duke ju thy dhembet ne grushte atyre elbasanllinjve qe i thane “Rama Ik”. Ku eshte dallimi?

      Sic duket, “what goes around comes around”

      Tik tik , tik tak

  9. E kuptove znj Kim perse populli nuk ka besim tek drejtesia e re e kriminalizuar. Aty ku kerkesa e BE eshte taksative dhe ku duhej tu jepej mesim te gjitheve qe nuk duhen prekur zgjedhjet, pikerisht aty eshte deshtimi me i madh
    Proven gjenerale e beri PS ne Elbasan me bandite
    Prandaj ka rene besimi i njerezve te thjeshte tek Amerika provoni beni nje sondazh

  10. Kursi, bazuar në vendimin e qeverisë është bërë në Shtëpinë e Pushimit në Durrës’ dhe prandaj quhet Juridiku i Plepave. Në shkollë hynë 1216 militantë, që për 6 muaj dolën juristë dhe pushtuan Gjykatat. Pas 25 vjet kur nisi Reforma në Drejtësi, duken gjyqtarët e Plepave që i kanë vënë flakën Drejtësisë. Sipas statistikave nga numri i dosjeve në gjykata, afërsisht çdo shtetas ndodhet në tre konflikte gjyqësore. Prej 6 vjetësh, që nga viti 2015, Reforma në Drejtësi ka përdorur lavatriçet më të fuqishme të ‘zhavorrit’, por nuk ka mundur të lajë gjykatësit e vendit deri në pikën që të gjejë aq gjykatës ose prokurorë të pa ndotur prej Gjykatës së Parë. Gjykatësit e Parë mbrojtjen fajtorët e Gërdecit dhe akuzuan viktimat; mbrojtën qeverinë që sulmoi me armë kundër popullit në vitin 1997, autorët e vrasjes së Remzi Hoxhës, Kosta Trebickës, Shkëlqim e Halil Haklaj, etj.Mos beni antimiting ti kujton se eshte koha e salihut qe i kishte ne gjak antimitingjet o Dashi i peqinit

  11. Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

    Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

    Pirro: Thëllëza

    Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare.

    Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien.Perla e zgjedhjeve nga njeriu Bosh qe quhet lulzim salih basha

  12. Drejtsia policia gjykatat e cdo cm e sistemit nuk eshte krijuar per mbrojtjen e interesave te gjithsecit prej nesh ndaj padretsive te shtetit por per te kunderten e saj. Per mbrojtjen dhe interesat kriminale dhe ekzistenciale te cdo shtetari ndaj nesh. nese shqipot ende nuk e kan kuptuar thelbin e funksionimit te sistemit skllaverues pa liri dhe te drejta ne cdo pjes te dynjase ok le te flen me jorganin e militantizmave. e keqja eshte e te gjitheve.

  13. kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shfaqet krah Altin Dalipit, një person i dënuar për trafik droge në Belgjikë, i cili është njëkohësisht vëllai i kandidates së PD në Elbasan, Lumturie Hasa.
    O neri karelepires e byrektor i rregullt mos u merzit eshte telefonate e liderit të bythes shoku lulush qe flet me grate e elektoratit burre,njelloj si ty

  14. Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.

    Lista

    Elbasan 6 kandidatë më shumë

    Dibër 3 kandidatë më shumë

    Fier 6 kandidatë më shumë

    Berat 6 kandidatë më shumë

    Durrës 6 kandidatë më shumë

    Korçë 9 kandidatë më shumë

    Kukës 6 kandidatë më shumë

    Lezhë 3 kandidatë më shumë

    Shkodër 9 kandidatë më shumë

    Tiranë 9 kandidatë më shumë

    Vlorë 6 kandidatë më shumë

    Gjirokastër 9 kandidatë më shumë.ja dhe partia e bythes se lulzim salih basha

  15. Mashtrues lind, nuk bëhesh”

    Aq shumë gënjen dhe premton Lulzim Basha sa ka dërguar 218 emra për deputet, nga 140 që lejon kushtetuta. KQZ që drejtohet nga opozita sapo i s’kualifikoi.

    Basha Ka gjet 78 idot dhe i ka gënjyer që do jeni në lista për kandidat prandaj luftoni dhe financoni, ndërkohë që ligji nuk lejon mbi limitet rajonale. (PSH: Hasan Hyseni i 45 në Tiranë, ndërkohë që Tirana ka 36 deputet)

    O Zot sa budallenj, ka ai vend.Ti gezoni lulzim salih basha o byrektore te pd

  16. Lulzim Basha po jep mesazhin më të keq që një lider mund të japë. Në një kohë kur zhvillohen zgjedhje edhe në shtetin ku voton e shoqja (Holandë) e ku respektohen të gjtha masat anti-covid, Luli në Tiranë bën të fortin duke marrë në qafë qytetet vetëm që të duket se ka mbështetje. Kjo sindromë në fakt është e një kryetari partie që e di që nuk ka mbështetje në popull dhe tenton të krijojë imazhin e rremë në opinion publik duke shkelur mbi çdo ligj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sepse, nëse Basha do kishte të dhëna që ka mbështetje ndaj tij, ai ndoshta do të ishte më i qetë dhe nuk do rrezikonte kaq shumë. Hija e humbjes që e ndjek kudo, edhe në gjumë, mesa duket e ka bërë Lulzim Bashën që të kalojë çdo limit dhe të kthejë fushatën e tij në një vatër infeksioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *