• |
ide | kryesore

Lazio rrezikon goleadën, Flick: “Duam ta fitojmë edhe këtë, Neuer e Coman nuk janë stërvitur”

-Instant, Sport



Hans-Dieter Flick e ka prezantuar kështu ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Lazios: “Duam ta fitojmë edhe këtë ndeshje – shpjegoi trajneri bavarez, që do të zbresë në fushë me rezultatin e fortë 4-1 në ndeshjen e parë -. Kemi kryer një seri të mirë fitoresh dhe ne duam të vazhdojmë kështu. Mungesa? Coman dhe Neuer nuk janë stërvitur, për ta do të vendosim nesër. Lazio është një ekip që di të luajë futboll shumë mirë. Ne duhet të jemi të gatshëm”.

Për mungesat, tashmë të shumta, trajneri i gjermanëve sqaroi: “Manuel ka një ftohje të lehtë, Kingsley ka probleme të lehta muskulore. Duhet të presim dhe të shohim, por shpresojmë që ata të jenë në dispozicion nesër. Kemi akoma 30 orë para ndeshjes. Nuk kam qëllim të zbuloj asgjë në lidhje me përbërjen e ekipit tani. ”

Në vend të Neuer mund të luajë Nuebel, i cili është diskutuar shumë gjatë ditëve të fundit për shkak të kohës së paktë të impenjimit dhe mundësisë që ai të përfundojë kontratën e tij: “Klauzolë për ndeshjet e luajtura? Nuk i njoh kontratat e lojtarëve. Jam këtu vetëm për të vendosur se kush luan”. Për një lamtumirë të mundshme të Boateng, tekniku Flick nuk tha asgjë: “Askush nuk më tha asgjë për këtë, kështu që nuk mund të komentoj. Jérôme ka bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit, si i gjithë ekipi. Si Hernández, Davies dhe Pavard. Po bën mirë këtë sezon, ashtu si në atë të kaluarin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *