• |
ide | kryesore

Mbyllet raundi i 62-të i bisedimeve për detin mes Greqisë dhe Turqisë, Dendias: Gati të takohem me Çavuşoğlu

-Instant, Lajme, Planet



Raundi i 62-të i bisedimeve joformale, midis Greqisë dhe Turqisë mbi caktimin e zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor zgjati gjashtë orë. Takimi i sotëm në formatin 3+3 u zhvillua në Athinë.

“Shpresojmë që kontaktet të çojnë në gjetjen e bazave të përbashkëta për caktimin e zonave të EEZ dhe shelfit kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor” tha Nikos Dendias. Greqia u afrohet këtyre kontakteve me mirëbesim. Shpresojmë që ato të çojnë në gjetjen e bazave të përbashkëta për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vetme bilaterale që kemi me Turqinë. Kjo është, caktimi i zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventës së KB për të Drejtën e Detit” tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

“Unë jam i gatshëm të takohem me homologun dhe mikun tim turk Mevlüt Çavuşoğlu, por natyrisht një takim i tillë të zhvillohet në atmosferën e duhur. Në mënyrë që ajo të ketë kuptim, ajo duhet të kryhet në klimën e duhur“, shtoi Dendias.

Ai madje i dërgoi një mesazh Ankarasë duke theksuar “Kundërshtimet e njëanshme të Turqisë, të cilat kanë dalë së fundmi në dritë në lidhje me Greqinë, do të marrin përgjigje në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur përmes kanaleve diplomatike” përfundoi ai. Dy palët u rikthyen në tryezën e bisedimeve pas disa viteve tensione.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *