• |
ide | kryesore

Shifrat e mashtrimit me shëndetësinë falas/ Sa janë rimbursuar ata që kaluan Covid

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

 


Sa më shumë testohet, aq më tepër fabula e shëndetësisë falas rezulton një mashtrim gjigand. Kjo vihet tre edhe në shifrat krejtësisht minimale të atyre që janë rimbursuar nga shteti, pas përballjes me pandeminë e Covid 19. Pas një debati të madh publik, vetëm nëntë muaj pas fillimit të pandemisë qeveria miratoi në nëntor vendimin “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19”. Pra sipas tij, të gjithë ata që nuk shtroheshin në spital, por i përballonin personalisht kostot e shërimit do të rimbursoheshin nga shteti në dy forma: Ata që kalonin më lehtë sëmundjen, pra që kuroheshin me ilaçe të thjeshta dhe vitamina do të merrnin 16 mijë lekë të vjetra ndërsa ata që kalonin formë më të rëndë me afro gati 110 mijë lekë. Përpos presionit të opozitës qeveria ishte e detyruar ta merrte këtë vendim edhe nga detyrimi i ligjit “Për parandalimin e sëmundjeve infektive”, i cili thekson se çdo individ i prekur duhet të kurohet falas.


Po çka ndodhur ndërkohë?

Nga nëntori deri në në fund të janarit, sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetëso janë rimbursuar vetëm 2988 receta. Por në këto 40 ditë që pas daljes së vendimit në 18 nëntor sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar të infektuar 48 mijë persona. Pra ndonëse ka një vendim qeveria nga ia nuk kanë përfituar as 7% të atyre që e kanë kaluar këtë sëmundje. Këto të dhëna dalin nga një rekomandim që institucioni i Avokatit të Popullit i ka bërë Ministrisë së shëndetësisë.

Por, fabula e dështimit të shëndetësisë falas nuk përfundon këtu. Sepse në Vendimin e qeverisë dhe në aktet e ministrisë të shëndetësisë që e zbërthejnë atë ka edhe shkeje të tjera flagrante. Kështu institucioni i avokatit të popullit vërem se nga rimbursimi janë përjashtuar të gjithë ata që e kanë kaluar sëmundjen para nëntorit 2019, pra para kohës së daljes së vendimit të qeverisë. Po ashtu përjashtohen edhe ata të cilëve tamponi iu ka dalë pozitiv në privat dhe nuk e kanë bërë atë në shtet.
Pra, po të krahasohet numri i atyre që janë infektuar dhe janë detyruar të blejnë ilaçe në këtë një vit pandemi, me numrin e recetave të rimbursuara që nuk e kajojnë 3 mijë persona, del qartë se sa bllof e ka nxjerrë kriza e Covid 19, fabulën e shëndetësisë falas.

Në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në fund të vitit të shkuar, theksohej se rreth 72 mijë familje ose 8% e totalit kanë rënë në varfëri, pasi paguajnë nga xhepi shpenzimet shëndetësore. Studimi nënvizonte se në Shqipëri mbrojtja financiare nga shteti është më e dobët në krahasim me vendet e tjera të Evropës dhe rajonit.

©Lapsi.al

7 Comments

  1. Shëndetësia falas ka qenë nga 2013 në 2017. Nuk ka premtuar Rama se do vazhdonte falas edhe mbas 2017.
    Interesohuni a u është vonuar ose janë anulluar paratë drjet PPP-ve dhe Inceneratorëve.

    Po paratë që u janë dhënë mjekëve dhe infermierëve që të mjekonin në shtëpi do rimbursohen? Se mund edhe të rimbursohen javën e fundit para zgjedhjeve

  2. Mashtrim per gjithshka,e njejta gjë si me arsimin.Përqindja e votimit e organizates mafioze te “rilindjes”do te jetë edhe perqindja e masës të së keqës ne shoqerine shqiptare.
    Në kulmin e protestave të studenteve ne 2018-n u vendos ulja në 3% e GDP-s per buxhetin e arsimit.Gati 10 ditë pasi studentët nisën protestat duke kërkuar rritjen e buxhetit për arsimin,Qeveria miratoi një dokument zyrtar që jo vetëm nuk i rriste financimet publike në arsim, por parashikonte uljen e tyre në raport me prodhimin kombëtar gjatë tre viteve të ardhshme.Bëhet fjalë për projektbuxhetin afatmesëm 2019-2021.Sipas draftit, në vitin 2019 shpenzimet publike për arsimin do të jenë 57.9 miliardë lekë ose 3.3% e prodhimit kombëtar. Por, pas këtij viti, buxheti i arsimit do të ulet, fillimisht në 3.2% e prodhimit kombëtar për 2020-n dhe 3% në 2021”.

  3. Ndërsa sipas televzionit të familjes Berisha, në ata pak mësues që janë vaksinuar, dhjetëra prej tyre qenkan me simptoma!

    Por përse është shqetësuar familja Berisha nga procesi i vaksinimit, ndërsa deri më dje akuzonin Edi Ramën se po e linte popullin pa vaksinuar?!

    Këtë gjë e ka zbuluar vetë Sali Berisha, i cili thotë se nëpërmjet procesit të vaksinimit, Edi Rama rrezikon të marrë më shumë vota më 25 prill.

    Dhe ndaj janë duke mbjellë terror e panik, në mënyrë që njerëzit të mos vaksinohen.Karelepirsi zigur na doli prap nga byrektorja e pd nen urdherat e elona meco po komenton njelloj si ne 2017 ku ne fund e futi prasin e salih te gjithmon ne bythe dhe do ta heqe 2021

    1. Komentues ora 15:30 Shqiptaret e hoqen me vote saliun para 8 vitesh ashtu si do heqin tani dhe ramen , neser pasneser do heqin ate qe do jete mbas 25 prillit. Ty te ka ngel ora 8 vjet mbrapa. Shqiptaret nuk informohen per vaksinen as te rama as te berisha.

  4. Bravo komentues i ose 15,30 dy sufllaqe dhe nje hot dog i fitove sot ,me djers ama se ke skruar shume ,ata thone ujku ti thu gjurmet,kujdesu per veten se ngrenia e dy sufllaqeve ne dite te rrite d dimerin dhe shkon ne te semes,urime per punene e lepirjes se bythes

  5. Tani nga darka ose neser do shohim ndonje episod nga ertv ku do gjej nja dy-tre fakir fukarenj qe kane marre 100% rimbursimin. Fatkeqsisht kjo eshte shqiperia jone, ajo e mashtrimit, e rrenes dhe e propagandes. Per komentuesit qe mendojn ndryshe duhet ti kuptojm, thjesht e mbrojne qeverrine per buken e gojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu