• |
ide | kryesore

Suedia dhe Luksemburgu pezullojnë vaksinën e AstraZeneca-s

Arkiva



Suedia dhe Luksemburgu i janë bashkuar listës së vendeve që kanë pezulluar përdorimin e  vaksinës AstraZeneca Covid-19 për shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme anësore.

Ministria Suedeze e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë vaksinimin me AstraZeneca ndërsa vaksina po hetohet nga Agjencia Europiane e Barnave. Të martën, Luksemburgu njoftoi gjithashtu se ka vendosur të “pezullojë përkohësisht” vaksinimin me AstraZeneca.

“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pas mpikjes së gjakut që kanë pësuar pacientët e vaksinuar me AstraZeneca”, tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

“Vaksina Covid-19 do të pezullohet në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. EMA pritet  të japë vlerësimin gjatë kësaj jave”, sipas deklaratës.

Këtu janë vendet europiane që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:

-Danimarka

-Norvegjia

-Islanda

-Irlanda

-Holanda

-Gjermania

-Italia

-Franca

-Spanja

-Portugalia

-Suedia

-Luksemburgu



1 Comment

  1. E pyeta nje mesues nese do ta bente vaksinen ne kete moment kur thuajse gjithe BE po e pezullon. Me tha qe na thane bejeni keshtu qe do ta bejme. Tamam mentalitet deleje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *