• |
ide | kryesore

U tall për eleminimin nga Champions, Nainggolan mohon gjithçka: “Mjaft me k**lliqe, për Ronaldon kam vetëm respekt”

-Instant, Sport



Radja Nainggolan shfryn dufin kundër lajmeve të rreme. Belgu publikoi dy histori në Instagram, e para që tregonte një deklaratë në thonjëza e të tij e që qarkullonte në rrjetet sociale, në të cilën ai tallte Cristiano Ronaldon për eliminimin nga Champions League dhe e dyta në të cilën ai shpjegoi se kurrë nuk kishte artikuluar ato fjali dhe ku shfrynte me inat kundër atyre që i kishin përhapur: “Na çatë k**in. Ju lutem ndaloni me këto K**lliqe. Për një kampion si ai unë kam vetëm respekt, kështu që mjaft me muhabetet e barit! ”

Në frazën që i atribuohet Nainggolan thuhej: “Nëse Ronaldo e shpëtoi sezonin e tij duke shënuar një tregolësh, ndaj të katërtit nga fundi i klasifikimit, që ka pësuar 46 gola në 27 ndeshje, jam i lumtur për të. Sa keq që ai duhej t’i shënonte ato gola në Ligën e Kampionëve të martën dhe tani çerekfinalet do ti shohë nga divani, si unë ”.

Radja, që sigurisht nuk do të kishte folur kurrë me fjalë të tilla përçmuese për ekipin e tij, ka shfryrë duke theksuar pikërisht këtë koncept: “Atëherë, nga të filloj… Tani njerëzit vendosin emrin tim dhe është sikur të kisha bërë unë deklarata të caktuara? Më gjeni ju lutem ku i kam bërë këto deklarata. Na çatë k**in. Pika 2: si mund të flas unë sikur të isha i lumtur që me Cagliarin kemi pësuar kaq shumë gola e të ishja i kënaqur me pozicionin në renditje? Dhe pastaj për një kampion si ai kam vetëm respekt. Pra, nuk ka më muhabete lokali. Mjafton që dikush të vendosë emrin tim në thonjëza dhe kjo frazë duhet të ketë dalë nga goja ime?”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *