• |
ide | kryesore

Vdes disa orë pas injektimit të vaksinës Pfizer polici i trafikut në Itali

-Instant, Lajme, Planet



Një polic trafiku ka humbur jetën në Itali pak orë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Mediat italiane raportojnë se 62-vjeçari nga Salerno pati një gjendje të keqe shëndetësore, e cila i shkaktoi vdekjen e papritur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që disa orë më parë atij i ishte injektuar një dozë e vaksinën kundër koronavirusit  Pfizer, në spitalin Sapri.

“Na vjen shumë keq për atë që ndodhi. Për momentin nuk është e mundur të konstatohet një lidhje midis vdekjes dhe administrimit të vaksinës”, thotë Rocco Calabrese, drejtori shëndetësor i spitalit Sapri.

Sipas tij, duket se pacienti vuante nga sëmundjet e mëparshme metabolike dhe kardiovaskulare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *