• |
ide | kryesore

Venezuela nuk do të aprovojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti Nicolas Maduro nuk do të japë licencë për përdorimin e vaksinës në Venezuelë.

Lajmi vjen në një kohë kur vendet evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine prej frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku. Gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë apel shteteve që të vijojnë me vaksinimet ndërsa thekson se nuk ka prova që vaksinat t’i kenë shkaktuar mpiksjet e gjakut.

Venezuela pritet të marrë më shumë se 1.4 milionë doza nga AstraZeneca përmes mekanizmit COVAX por dërgesa e saj varet nga pagesat e vendit për programin, sipas zyrtarëve të Organizatës Shëndetësore Panamerikane gjatë javëve të fundit.

Vendi ka miratuar përdorimin e vaksinës Sinopharm të Kinës në fillim të muajit dhe më pas mori gjysmë milioni doza nga Kina. Në fillim të shkurtit, në Venezuelë u dërguan 100,000 doza të vaksinës ruse Sputnik V.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *