• |
ide | kryesore

VOA: Mësuesit që refuzojnë AstraZeneca kanë frikë të flasin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Vaksinimi me AstraZeneca që ka krijuar probleme, më shumë psikologjike sesa shëndetësore, po përcillet me frikë edhe tek arsimtarët që po injektohen me ampulën e Oksfordit në Shqipëri.


Por, nëse në TV po qeveritare procesi u përcoll sot me nota propagandistike, duke treguar arsimtarët që po vaksinoheshin në Gjirokastër, Durrës dhe Shkodër, Zëri i Amerikës ka dhënë një pamje më reale të asaj që po ndodh.


Pikëpyetjet për Astra Zenecan, çfarë do diskutojnë ekspertët e OBSH

Sipas kronikës së transmetuar në edicionin e orës 18 00 theksohet se shumë mësues e kanë rrefuzuar vaksinën nën trysninë e asaj që po ndodh në vendet europiane që e kanë bllokuar përkjohësisht atë.

Por pjesa më e trishtë e kronisës së gazetarit Ilirain Agolli ishte ajo kur ai raportoi se shumë prej kandidatëve për të marë vaksinën britaniko suedeze, ishte ajo kur kandidatët që nuk parnonin të bënin vaksinën trembeshin të flisnin për media nga frika se mos kjo pasohej me sanksione me punën e tyre në shkolla (shikoje ketu).

Mjafton ky fakt i thjeshtë për të treguar mentalitetin me të cilën po i përdor qeveria vaksinat. Ato shihen si një trofe elektorale dhe jo si një mjet për të mposhtur përhapjen e epidemisë. Përndryshe arsimtarëve nuk do t’u bëhej presion që të mos tregonin arsyet se përse ata refuzojnë të vaksionohen.

Reziku i vaksines AstraZeneca dhe principi i parandalimit

Lidhur me rastet e vaksinimit sot ka folur edhe kryeministri Rama nga Durrësi: “Nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh dhe lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është një luftë e madhe për jetën dhe është një luftë e madhe tregtare. Ka shumë vende që nuk e kanë ndaluar përdorimin e saj. Ne nuk të ndalojmë vaksinimin thjeshtë për në dyshim që lidhet me një histeri tjetër. Edhe pjesa tjetër që janë bërë pezullimin presin konfirmimin e OBSh dhe EMA. Nëse do thonë ndaloni do ta ndalojmë. Dot po flisja me Londrën dhe janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe nuk ka asnjë problem dhe agjencia britanike ka vazhduar me vaksinimet” tha ai. Ndërsa ministrja Manastirliu shtoi:  “Sot Komiteti do të mblidhet për të vlerësuar situatën, por do të presim vendimin e OBSH dhe EMA”.

Në fakt deri tani me gjithë incidentet nuk ka një provë shkencore se AstraZeneca krijon probleme serioze me shëndetin. Shumica e vendeve të BE që e kanë bllokuar atë e kanë bërë për arsye preventive. Por gjithësesi, kudo, procesi i vaksinimit është vullnetar dhe detyriimi për tu çpuar lidhet drejtpërdrejt me minimin e besimit tek procesi.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Në të tre këto poste ka më shumë hije se dritë, e natyrisht skandale të rrënqethëse.

    Ministër i Transporteve ka problemin e keqmenaxhimit të kontratës së “Rrugës së Kombit”, e cila shkoi në Prokurori, ku ishte i dyti ministër i qeverisë “Berisha” nën hetim zyrtar.

    Në Ministrinë e Jashtme firmosi “Marrëveshjen e Detit” me Greqinë, çka është një gur aq i rëndë sa nuk mund të zbutet me asnjë daltë të propogandës apo PR-it.

    Në Ministrinë e Brendshme, përveç të tjerave është njeriu që ka drejtuar dikasterin që administron forcat e rendit, pikërisht kur këto të fundit vranë 4 qytetarë në tubimin e opozitës.

    Le të vijmë tek Bashkia e Tiranës. Debate mund të bëhen shumë, se e nisi me zhbërje, siç ishte projekti i sheshit “Skënderbej”, e mund të vijohet në shumë gjëra të tjera që nuk i bëri apo i zhbëri.Mos shpifni kot,nuk eshte e detyrueshme,jane te lira te ndigjojnen salihun Qimin Farihun Fred cakon dhe ne lulushin me raste

  2. Vendet e BE-se ndjekin ate qe quhet “precautionary principle”, dmth merren masa edhe kur nuk provohet plotesisht lidhja shkak-pasoje, prandaj te cajne karin me masat kunder ndryshimeve klimatike edhe pse nuk eshte plotesisht e provuar qe shkaktohet nga njeriu dhe as qe keto masa kane ndonje ndikim per t’i shmangur ndryshimet. Problemi eshte qe Rama nuk po i ndalon vaksinimet jo se ka ndonje problem parimor me principin e mesiperm por se mendon vetem per zgjedhjet.
    Duke marre per baze sa pak raste me mpiksje gjaku jane raportuar eshte e qarte se humbjet ne jete jane me te medha nga pezullimi sesa nga vazhdimi i vaksinimit, por prap nuk mund t’i vesh njerezit ne regjim terrori per t’u vaksinuar. Ne Gjermani qendrat e vaksinimit ishin bosh edhe para pezullimit. Njerezit bejne si gjykojne vete.

  3. Po ca mesues kari jan aman, te besos Lapsin, Syrin, Cimin, Berishes, Vasilin, Pijanecin e Tirones, Mecon apo Zhej bolin perpara Shkenctarve te Oksfordit smeriton jo te quajne mesues e tja japesh vaksinen po ti kapesh me shkelma edhe eshte pak

    1. Ti Bej? Ti nje cope harbuti,morr i kuq ndyn nje titull fisnikerie qe shume shqiptare e kane bere te shkelqeje. Vere Muzhik se te shkon.

      1. Berat apo Stalini,
        kushdo qofsh. Mesues eshte profesion dhe jo titull fisnikerie.
        Po ashtu perdor termin Muzhik pa ia ditur kuptimin. Pra edhe ti je nje harbut Berati ose Tepelene.

        1. Po pra pse është shndërruar në profesion ti ke ngelur injorant, sepse shokët si ti me part time apo me diploma të blera zënë afërsish 50% të numrit të përgjithshëm të mësuesve.

          Mësues nuk bëhen gjysëm të arsimuarit që e shohin mësimdhënien si angari dhe jo si mision edukues për brezin e ri.

  4. Gjermania, Italia dhe Franca supërfuqi të G7 pezullojnë përkohësisht duke treguar përgjegjshmëri dhe kujdes minimal human ndaj popullatës së tyre. Si dhe kryejnë hetime për ti dhënë garanci popullatës së tyre duke respektuar frikën dhe pasigurinë, duan ti bindin që është gjeja e duhur.
    Ndërsa Ramistani ecën përpara dhe vazhdon me nguljen për tu dukur mirë në makiazhin e fushatës elektorale.

    Shqipëria është fanar ndriçues, dhe nuk pyet për Europën, kemi shkenctarët dhe mjeshtrat e partisë, pa harruar dhe pioneret që çojnë dritën syhapëse në çdo portal dhe rrjet social.

  5. Mesuesit qe refuzojne ate vaksinen AstraZenica (qe e kane refuzuar mbi 12 shtete europiane) i detyrojne te mbushin nje formular! Nen goje u thuhet se ato qe nuk e pranojne do ikin nga puna pas zgjedhjeve, natyrisht nese vazhdojne me AsKushin si ministre te tyre!

  6. Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

    Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

    Pirro: Thëllëza

    Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare.

    Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien.Perla e njeriut bosh të quajtur lulzim salih basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu