• |
ide | kryesore

809 qytetarë gjobiten për thyerjen e masave anti-COVID në 24 orët e fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit 809 persona janë gjobitur sepse nuk zbatuan masat anti-Covid.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 709 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

“Ndëshkohen me masë administrative 809 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 709 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 91 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 6 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shkruhet në njoftim.



2 Comments

  1. 809 persona x 30.000 leke = 24 270 000 leke ne dite. cmimi i nje vote eshte 100 mije leke meatare

    I bije qe te sigurojne vetem me gjobat e nje dite 242 vota. Jo keq. Me gjoben i blen voten. Me voten

    merr pushtetin, me pushtetin i merr shpirtin me taksa, me gjoba, me gaz lotsjelles nqs kundershtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *