• |
ide | kryesore

Aksident në Shijak, dy të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Sallmone të Shijakut. Nga përplasja janë plagosur shoferi i mjetit tip ‘’Benz’’, bashkë me pasagjeren, të dy 22- vjeçarë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.


Durrës/Informacion paraprak


Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu