• |
ide | kryesore

Basha thirrje socialistëve në Vlorë: Bashkohuni me ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Vlora, ku është pritur sot me entuziazëm, Lulzim Basha tha se kjo betejë nuk është për Bashën apo për Ramën, por për shqiptarët!

“Me specialistë të zotë dhe lista e Vlorës, njësoj si e Shqipërisë, e PD dhe aleatëve, i ka të gjitha kualitetet, – tha Basha. – Tetë vite me radhë Edi Rama ka nëpërkëmbur Vlorën dhe vlonjatët. Ka dështuar të mbajë premtimet.

Mos harroni! Kjo betejë nuk është për Bashën apo për Ramën, është për shqiptarët. Është për të rinjtë që kanë kthyer sytë nga emigracioni. Kjo betejë është për të rinjtë dhe shqiptarët.

Më 25 prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një force politike, patjetër që do ti fitojmë zgjedhjet, por fituesit e vërtetë do të jenë të harruarit  këtyre viteve. Së bashku do t’i japim Shqipërisë ndryshimin që meriton”, tha Basha.

E pikërisht aty Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nga gazetarët se si e gjykon ai shkarkimin pas kaq vitesh të kryebashkiakut Dritan Leli nga Rama, pikërisht në prag të zgjedhjeve.

“Komenti im është që “anija e së keqes” po mbytet dhe ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është “bashkohuni me ne!” për ndryshimin. Do të fitoni ju do të fitojë Vlora dhe Shqipëria!”, nënvizoi Lulzim Basha.



3 Comments

  1. O idiot boll mblodhe njerez per te pritur ty. Do maresh njerez ne qaf o ndyrsire.
    E dim shume mire qe mund te mbledhesh turma ne cdo qytet. Po gjithashtu dim qe ps mund te mbledh shume her me shume se ty. Boll me keto idiotlliqe se nuk eshte koha.

  2. Thirrje socialisteve hahahaha. Hap syt se po dezertojn te tut. Po behet kerredia ne teren. Mona ca mutin po ben pse nuk del ne fushat. Rri i thuaj se cakalli e shqeu kopen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *