• |
ide | kryesore

Biden deklaron se Putini është një “vrasës”: Çmimin që ai do të paguajë, do ta shihni së shpejti

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti i Rusisë Putin, është “vrasës”. Biden tha gjithashtu se Putin do të “paguajë çmimin” për ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA. Presidenti i SHBA-së Biden tha se ai beson se presidenti rus nuk ka shpirt, kur u pyet nga gazetari George Stephanopulos i AbcNews. Pyetja e tij pason një raport të inteligjencës që lidh Kremlinin me ndërhyrjet të lidhura me zgjedhjet që promovuan Donald Trump dhe teoritë e konspiracionit të djathtë në një përpjekje për të diskredituar presidentin aktual Biden. I pyetur nëse ai beson se Putini është një “vrasës” në një intervistë të regjistruar paraprakisht që u transmetua të mërkurën, presidenti u përgjigj: “Po”.
“Çmimin që ai do të paguajë, do ta shihni së shpejti”, tha ai.

Biden kujtoi takimin me Putin, ku ai thuhet se i kishte thënë të parit të rusëve e ai “nuk ka shpirt”.



4 Comments

  1. Lidheni kete matufin qe kerkon te hape lufte. Nqs pranon qe Rusia ndikon ne zgjedhjet ne ShBA I bie qe kjo e fundit nuk eshte me suprtfuqi

  2. edhe perkthimet i beni gabim…..

    para krize se kuirt me mijra te paligjshem hyjne ne usa cdo dite, BIDEN preferon te acarohet me rusine

    KINA eshe rreziku i vertete i amerikes, por persa kohe kina i shfrytezon njerezit e vet s krimba per te prodhuar iphone dhe parate i ndajne me amerikanet , te pasur te cileve u duhen kukulla si BIDEN per te vazhduar pasurimin e tyre ne kurriz te varferimit te amerikaneve

    secili do te behet i pasur ne amerike dhe kete po bejne … problemi qendron ne faktin qe duke u pasuruar po presin degen e pemes ku po pasurohe.

    psh e di njeri sa vlejne 1 miliard USD ne kine ???

    zero. persa kohe partia nuk te ngacmon mund te jesh OK> ne momentin qe partise i lind evoja, ateher eshte problemi.. garancia eshte shume e dobet…..

    1. Ato qe thua ti pak a shume qendrojne por ne nje pik e ke totalisht gabim. Ne Amerike nuk po behen te gjithe te pasur, bile e kunderta, duke filluar nga vitet 80 njerezit po varferohen gjithnje e me shume, eshte nje pakice shume e vogel ajo qe po pasurohet. Nu me kujtohet mire tani po nga disa statistika qe kam lexu para nja dy vitesh rreth 20-30% e Amerikaneve kishin me pak se 500$ kursime 30% tjeter kishte me pak se 5000$ kursime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *