• |
ide | kryesore

Champions/ Betejë në Stamford Bridge për çerekfinalen: Bayern me rezerva ndaj Lazios

-Instant, F1, Sport



Dy skuadra të tjerë do ti shtohen sot listës së të kualifikuarve në cerekfinale të Champions League. Bayern Mynih e ka vulosur kalimin që në ndeshjen e parë, me fitoren 1-4 ndaj Lazios në Romë, ndërsa është betejë e hapur ajo që do të zhvillohet në Stamford Bridge, ku Chelsea mund të mos i mjaftojë suksesi në Madrid 0-1 përballë Atleticos, që vjen të përmbysë gjithcka në Londër.

BAYERN – LAZIO
Bayern Munich do të luajë kundër Lazios në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Champions League, me kampionët në fuqi që do të zbresin në fushë me një avantazh të frikshëm 4-1 nga ndeshja në Olimpico. Do të ishte monumentale nëse italianët do të mund të kalonin një deficit të tillë në Allianz Arena për të shkuar në cerekfinale të kompeticionit për herë të parë nga viti 2000. Bayern nuk ka ruajtur portën të paprekur në asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit, kështu që Lazio mund të ketë mundësinë të trazojë prapavijën bavareze në sensin ofensiv.

MUNGESAT E DËMTIMET
Bayern do të jetë pa Corentin Tolisso, Douglas Costa dhe Tanguy Nianzou të dëmtuar. David Alaba ka humbur transfertën e të shtunës në Bremen për një goditje dhe mund të mos rrezikohet kundër Lazios, duke parë avantazhin e Bayern, ndërsa Leroy Sane duhet të nisë titullar, duke qenë se fundjavën e filloi nga pankina. Presioni për më shumë ndeshje do të bëjë që Alexander Nubel të marrë vendin e Manuel Neuer ketë herë. Lazio, ndërkohë, do të udhëtojnë në Mynih pa Manuel Lazzari dhe Luis Felipe për shkak dëmtimi. Adam Marusic duhet të pozicionohet në të djathtë, ndërsa ish-mbrojtësi i Southampton Wesley Hoedt spikat për një vend në qendër.

FORMACIONET E MUNDSHME
Bayern Munich: Nubel; Pavard, Boateng, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

Lazio: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Fares; Correa, Immobile

CHELSEA – ATLETICO MADRID
Me fitoren 1-0 falë golit spektakolar të Olivier Giroud, Chelsea do të presë Atletico Madrid në Stamford Bridge për ndeshjen e kthimit të 1/8 sonte në mbrëmje. Blues kanë një këmbë në cerekfinale, duke patur fitoren me gol në fushën kundërshtare kundër kryesuesve të La Liga dhe për më tepër skuadra e Thomas Tuchel është e pathyer që kur gjermani ka mbërritur në Londër. Dy superfuqitë europiane vijnë nga mungesa e golave në fundjavë, kur Chelsea u bllokua nga Leeds United, ndërsa Atletico nuk mundi të marrë më të mirën ndaj Getafes.

MUNGESAT E DËMTIMET
Mason Mount dhe lideri i mesfushës Jorginho kanë marrë karton të verdhë në ndeshjen e parë dhe nuk do të jenë në dispozicion për këtë përballje, kështu që Mateo Kovacic që ka pushuar mirë është vendosur të jetë partneri i N’Golo Kante në qendër. Kovacic duhet të ketë kujdes sepse mund të mungojë në përballjen e parë cerekfinale, nëse Chelsea kualifikohet, nëse merr karton të verdhë, por Tuchel ka pak alternativa. Hakim Ziyech është gjithashtu një kartron të verdhë larg dënimit, por duhet të luajë nëse Mount nuk ia del. Tammy Abraham nuk është në dispozicion, edhe pse provoi të rikuperonte deri në fund, ndërsa Thiago Silva nuk do të jetë në fushë, duke e bërë linjën treshe të Tuchel, formuar nga Christensen, Rudiger e Azpilicueta, të paprekshme. Atletico nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar apo skualifikuar, edhe pse disa paqartësi në lidhje me portierin Jan Oblak. Trippier do të bëjë rikthimin në kryeqytet dhe Simeone ka vendosur të zgjedhë një mbrojtje me katër, si në ndeshjet e fundit, për të kërkuar një gol që do të kthente kursin e ndeshjes.

FORMACIONET E MUNDSHME
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Kante, Kovacic, Alonso; Ziyech, Werner; Giroud

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Koke; Felix, Llorente, Saul, Correa; Suarez

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
21:00 Bayern Munich ? – ? Lazio
21:00 Chelsea ? – ? Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *