• |
ide | kryesore

Juventus rinovon krahun e majtë: 40 milionë për Gosens

-Instant, Sport



Juventus nis të mendojë lëvizjet për merkaton e ardhshme e përqendrohet në krahun e majtë, ku Alex Sandro ishte protagonist i një sezoni të vakët. Në verë braziliani mund ti thotë lamtumirë bardhezinjve e në vend të tij, sipas asaj që bën të ditur La Gazzetta dello Sport, Zonja e Vjetër dëshiron të sjellë në Torino Robin Gosens.

Anësori i Atalantës kushton të paktën 40 milionë euro. Një shifër shumë e rëndësishme, por raportet mes dy klubeve janë shumë të mira, nënvizon e përditshmja milaneze. Në këtë rast, më parë Juventus duhet të mendojë shitjen e Alex Sandro, shifra për të cilin vërtitet në të njëjtin vlerësim dhe Frabotta mund të ketë një shans tjetër si zëvëendësues i gjermanit 26 vjecar, duke patur mundësinë edhe të rritet në cilësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *