• |
ide | kryesore

Kina do të lejojë vetëm vizitorët që kanë marrë vaksinën e tyre

-Instant, Lajme, Planet



Kina do të lejojë vizitorë nga vende të tjera vetëm nëse personat që do të hyjnë në vend kanë marrë vaksinën kineze.

Masa ka ngritur pikëpyetje në lidhje me motivet që qëndrojnë pas kërkesës, duke qenë se vaksinat kineze nuk janë miratuar në shumë prej vendeve të cilat Kina kërkon të hapë kufijtë. Vendi nuk do të lejojë asnjë vizitor që ka marrë vaksina të tjera, përfshirë ato të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë .

Pekini kishte ndaluar kryesisht udhëtimet jo-thelbësore  gjatë pandemisë. Rifillimi i udhëtimeve është një faktor kryesor për rimëkëmbjen ekonomike dhe shumë vende po diskutojnë flluska udhëtimi mes tyre ose pasaporta të vaksinimit të njohura reciprokisht.

Deri më vendi ka hapur kufijtë për të huajt nga vende si: Hong Kong, SHBA, Britani, Indi, Australi, Irak, Tajlandë, Kroaci, Izrael, Pakistan dhe Filipine.

Kina tani ka pesë vaksina të miratuara për përdorim të përgjithshëm ose emergjent, përfshirë tre që po shpërndahen në vende të tjera.

Robert Booy, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe ekspert i vaksinave nga Universiteti i Sidneit, tha se njoftimi i Pekinit ishte diçka pozitive për njerëzit që do të kthehen në Kinë për punë dhe për ata që duan të vaksinohen.

Por fakti që vaksinat kineze nuk janë në dispozicion në shumë vende i ka bërë  gjërat edhe më  të vështira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *