• |
ide | kryesore

KQZ nuk regjistroi listën e deputetëve/ PD: Vendim i padrejtë dhe i paligjshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk regjistroi në mbledhjen e pasdites së të mërkurës listën e kandidatëve për deputetë për shkak se kishte më shumë emra se kërkohej. Por ky vendim sipas selisë blu është i paligjshëm dhe i padrejtë.

“Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve” – thuhet në deklaratën e PD. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Sikur ta dija qe do fillonin te benin si goret qe ne fillim keta te PDs me cic-mice , me pretekse te kota.
    Ne vend qe te thone ‘na falni per gabimin se ju krijuam pune te teper te panevojshme’ .. por ulerasin dhe thone se ata 70 kandidatet qe jane teper , jane te ligjshem.

  2. Me shume se 20 subjekte te tjera, nuk e kan kuptuar ligjin. Vetem Pd e kuptoi.
    O zot na ruaj, keta nuk e respektojn ligjin ne opozit. Imagjinoni se c bejn keta te ken pushtetin.

  3. Ne deklaraten e PDs , nje fjali ne fund te saj tregon gjithcka mbi qasjen e PDs per keto zgjedhje.

    ”’ Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, ”’
    Pra as ligji zgjedhor qe percakton nje numer limit te kandidateve ne lista , per cdo parti , nuk do i ndaloje keta te marrin pushtetin.
    Me ligj , pa ligj do ta marrim thone keta.
    Nuk zune mend akoma ?

  4. Hahaha… sa mire more komentues PS-ista,po e lexokeni LAPSIN!Kjo asht fitore e A.Bushatit.
    Ju ka djeg bitha nga shkrimet e Lapsit or bithlepirsa te Edvin ShkerdhRames.
    Lexojeni djema, lexojeni Lapsin edhe Syrin, bravo!

  5. Mashtrues lind, nuk bëhesh”

    Aq shumë gënjen dhe premton Lulzim Basha sa ka dërguar 218 emra për deputet, nga 140 që lejon kushtetuta. KQZ që drejtohet nga opozita sapo i s’kualifikoi.

    Basha Ka gjet 78 idot dhe i ka gënjyer që do jeni në lista për kandidat prandaj luftoni dhe financoni, ndërkohë që ligji nuk lejon mbi limitet rajonale. (PSH: Hasan Hyseni i 45 në Tiranë, ndërkohë që Tirana ka 36 deputet)

    O Zot sa budallenj, ka ai vend.Per ty shpellkarin lab e ka shkruar Ai kreshniku,tani byrektorist pyete kryekarin tend lulzim salih basha pse dergoje me shume emra se e lejon ligji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *